Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri.

Trajnim “Aftësitë Dixhitale dhe e Drejta e Përfaqësimit”

Me datat 1, 2 dhe 3 Mars 2018, në Shkodër u organizua trajnimi me temë “Aftësitë Dixhitale dhe E Drejta e Përfaqësimit”. Ky akivitet u organizua në kuadër të projektit “Një zëri, për zhvillimin e qëndrueshëm të Alpeve” I cili zbatohet nga shoqata “Ruajtja e Pyjve dhe Mjedisi i Gjelbër” & “Aleanca e Alpeve Shqiptare, si pjesë e programit SENiOR-II, I cili zbatohet nga Qendra Rajonale Mjedisore (REC) Shqipëri dhe financohet nga qeveria Suedeze.

Fokusi i trajnimit ishin aftësitë dixhitale dhe njohja me të drejtën e përfaqësimit. Targeti grupi që u bë pjesë ishte rinor dhe konkretisht anëtarët e skuadrës së gjelbër. Skuadra e gjelbër është një grup të rinjsh vullnëtarë të cilët përfaqësojnë dhe mbulojnë aktivitetet që zhvillon shoqata, aty ku aksesueshmëria e vullentarëve është e nevojshme. Trajnimi ishtë 3 ditor dhe secila ditë kishtë një nënobjektv që rridhte nga fokusi primar.

Dita e parë nisi me një prezantim të përgjithshëm të pjesëmarrsve ku secili prezantoi eksperiencat dhe pritshmëritë që ka nga ky trajnim. Lektori që e udhëhoqi takimin dhe ditën e parë ishte Z. Sonar Mesi. Më pas u prezantua në vija të përgjithshmë programi i parashikuar i të 3 ditëve duke lënë hapësirë për startimin e takimit. Sesioni i parë u zhvillua mbi tematikën e aktivizimit në komunitet. Secila nga ditët ishte parashikuar të shoqërohet me teori dhe praktikë në mënyrë për ta bërë më të lehtë absorbimin e informacionit dhe njohjen konkrete të kauzave të ndryshme.

Gjithashtu rëndësia e praktikës u fokusua dhe në përkthimin e informacionit nga teorik në praktik duke u ndalur në probleme konkrete, në mënyrë që cdo gjë të jetë më e prekshme. Mënyra e prezantimit ishtë në formë bashkë-bisedimi, ku secili kishte mundësi të sqaronte dhe thellonte më tëj çdo paqartësi apo kuriozitet mbi informacionin që përcillej dhe sigurisht të bashkëndante informacion personal nëse zotëronte rreth temës së diskutimit. Dita e dytë, në të njëjtën linjë zhvillimi si dita e parë startoi me një prezantim por duke bërë një përmbledhje dhe reflektim mbi ditën e kaluar. Lektori që udhëhoqi ishte Z. Jusild Kadri. Risia e kësaj dite ishte loja për të krijuar një klimë argëtuese si dhe për të kuptuar avantazhet dhe disavantazhet e mungesës së komunikimit.

Dita e dytë u zhvillua mbi 2 sesione ku njëri u zhvillua mbi shkrimin në WEB dhe prezencën online. Gjatë prezantimit u paraqit faqja e shoqatës duke u ndaluar në mënyrat se si mund të vendosim konktakte dhe të marrim informacion nga një website për një zonë apo informacion që duam. Sesioni i dytë u zhvillua rreth Strategjisë dixhitale dhe BOOKING-ut.

Dita e tretë ishte dita e fundit e takimit e cila filloi më disa lojra argëtuese por secila me një qëllim për të përfituar apo reflektuar diçka në vetvete. Gjithashtu lektor i ditës së tretë ishte Z. Sonar Mesi i cili udhëhoqi dy sesionet e fundit të trajnimit. Sërish për një rifreskim u bë një pasqyrm i një dite më parë duke rifreskuar njohuritë e marra dhe në vazhdën e tyre iu la hapsirë informacioneve të reja. Tematikat e sesioneve përmbyllëse u fokusuan tek potencialet eko-turistike të biodiversitetit dhe kulturës alpine, si dhe në mundësitë për zhvillim dhe menaxhim të çështjve mjedisore. Këto dy tematika u vunë në jetë jo vetëm nga lektori por edhe nga pjesëmarrësit pasi secili solli një prezantim të vlerave dhe potencialeve të zonës që përfaqësonte duke e bërë më të larmishëm dhe tërheqës prezantimin. Gjithashtu u bë edhe prezantimi i punës në grupe që u zhvillua dy ditët e para të trajnimit dhe shpërndarja e certifikatave. Secila ditë kishte hapësirën e pushimit të kafesë dhe drekës ku këto mundësi u shfrytëzuan për të zhvilluar më tej idetë dhe mendimet rreth diskutimeve në prezantim.

Print Email