Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri.

Ditët e Energjisë në Berat

Në qytetin e Beratit, në kuadër të projektit “Së bashku- Një sy për Mjedisin”, pjesë e programit SENIOR II, zbatuar nga REC Shqipëri, mbështetur financiarsht nga qeveria suedeze, nisi cikli i trajnimeve në katër shkolla të mesme, të cilat janë përzgjedhur në bashkëpunim me DAR – Berat (klasat e X-ta).

Këtë cikël trajnimesh, organizata “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore”Berat e ka sjellë në mbështjetje të projektit që po zbaton, duke i quajtur “Ditët e ENERGJISË”.

Konceptet: Energji, Burimet alternative të energjisë; Legjislacioni shqiptar; Përfitimet e përdorimit të zgjuar të energjisë, ishin objektivat e seminarit të organizuar këto dy ditë.

Në vijim nxënësve i tërhoqi vëmendjen mënyra sesi ndikojnë dhe sa ndikojnë përdorimet e burimeve alternative në uljen e ndotjes mjedisore. Kjo u përcoll nga materiali që edhe ju mund ta klikoni, duke mësuar më shumë mbi të: https://see2050energymodel.net/

Gjatë këtyre dy muajve (Tetor-Nëntor), organizata do të vazhdojë të japë njohuri mbi Eficensën e energjisë, duke i nxitur nxënësit për të mësuar përfitimet e përdorimit të “Energjisë së zgjuar”, duke organizuar edhe një konkurs mbi këto njohuri. Konkursi do të jetë product i konkurimit të katër shkollave të mesme ku fituesi do të marrë një cmim, që janë llambat LED, për ambjentet e shkollës fituese.

Print Email