Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri.

Përmet: Dëgjesë publike për Parkun Kombëtar “Bredhi i Hotovës-Dangëlli

Më 26 tetor 2017, në Njësinë Administrative Petran, Bashkia Përmet në juridiksionin e së cilës shtrihet dhe Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli; Shoqata Mjedisore Çajupi organizoi një dëgjese publike ku morën pjesë banorë vendas, tri organizata mjedisore partnere në projekt, përfaqësues nga pushteti vendor në NJA Petran dhe Bashkinë Përmet, përfaqësues nga Administrata e Zonave të Mbrojtura, Qarku Gjirokastër, etj.

Në këtë dëgjesë u trajtuan problemet me të cilat përballet Parku Kombëtar “Bredhi i Hotovës-Dangelli, roli i aktorëve ligjzbatues dhe i komunitetit vendor; në mbrojtjen dhe disa orientime për përmirësim të gjendjes në të ardhmen. U bënë sqarimet e nevojshme për vazhdimin e punës në plotësimet e pyetësorëve dhe intervistave në komunitetet vendore. Pjesëmarrësit vizituan dhe ekspozitën fotografike tematike: Parku Kombëtar “Bredhi i Hotovës-Dangëlli”, Monumenti i Natyrës "Bredhi i Sotirës”, të hapur me këtë rast.

U shpërndanë një numër i konsiderueshëm fletepalosjesh tematike për t’u dërguar tek banorët e çdo fshati që përfshihet në park. Aktiviteti u zhvillua në kuadër të zbatimit të projektit “Promovimi dhe adresimi i përdorimit të qëndrueshëm të burimeve dhe vlerave natyrore ne zonat e mbrojtura - Parku Kombetar “Bredhi i Hotoves-Dangelli”, Monumenti Natyres "Bredhi i Sotires”, nga Shoqata Mjedisore Çajupi, si pjesë e Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës i zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri me mbështetjen financiare të Qeverisë Suedeze, me anë të programit SENiOR II Albania.

Print Email