Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri.

Pogradec: Shoqëria civile i drejton pushtetit vendor rekomandime për përmirësimin e situatës mjedisore

Në datë 31 tetor në Pogradec, Shoqata Unë, Gruaja, realizoi një dëgjesë publike për çështjet mjedisore.

Fillimisht u realizua një prezantim i shkurtër i projektit nga koordiatorja e projektit Elona Arolli. Më pas përfaqësuesja e URI, Livia Hidri pasqyroi rezultatet e anketimit të bashkive të vendit mbi shërbimet mjedisore duke u fokusuar tek rezultatet e Pogradecit. Afroviti Gusho moderoi pjesën e diskutimeve nga pjesëmarrësit.

Disa nga çështjet që u ngritën ishin mbajtja pastër e liqenit, pasi ujërat e zeza kalojnë në të; respektimi i orareve nga lokalet e natës, sepse shkaktojnë zhurma akustike nga muzika e lartë; kanalizime për ujërat e zeza për disa njësi për të shmangur problemet shëndetësore tek banorët; thirrje të rrjetit të kanalizimeve në zonat ku mungon uji; mbledhja e mbetjeve në ditët e caktuara; pastrimi i koshave dhe makinës që transporton mbetjet; ndriçimi i disa lagjeve në qytet apo edhe i zonave rurale në pjesët ku mungon dhe ndërtimi i banjove publike afër liqenit, pasi moshat e treta urinojnë buzë liqenit.

Shqetësimet që u ngritën nga komuniteti, biznesi dhe të pranishëm të tjerë, do t’i prezantohen pushtetit vendor në formën e rekomandimeve.

Ky aktivitet zbatohet në kuadër të projektit "Financimi i Shërbimeve Mjedisore pas Reformës Administrative Territoriale", mbështetur financiarisht nga Qeveria Suedeze, nëpërmjet programit SENiOR II, i cili zbatohet nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri.

Print Email