Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri.

I AM ON ENERGY SAVING MODE

Rrjeti i vigjilencës mjedisore, "Një sy për mjedisin" në kuadër të Javës Evropiane të Qëndrueshmërisë Energjetike 4-8 Qershor 2018, zhvilloi një fushatë informuese dhe ndërgjegjësuese nën moton #IAmOnEnergySavingMode.

Fushata u zhvillua me një larmi oranizimesh: me takime, me diksutime në grup, me vizita studimore dhe me ndërtimin e maketeve të qytetit dhe shtëpisë së dëshiruar eficente për energjinë. Për të sjellë më afër rolin e rëndësishëm që ka secili prej nesh, nxënësit e vendosën veten e tyre në rolin e një kryetari bashkie, e një ministri, në vendin e kryefamiljarit etj.

Të rinjtë pasi prezantoheshin me raportin “Vlerësimi i performancës së energjisë në ndërtesa përmes konceptit të varfërisë energjetike” zhvillonin mesazhet nën moton e fushtatës.

Mesazhet në formë të shkruar, apo me video u paraqitën nga nxënësit e 13 shkollave të mesme, 2 shkolla 9 vjeçare, 1 universitet, nga 2 forume rinore të partive politike; duke bashkuar bashkë më shumë se 500 persona.

Të rinjtë ishin të njohur me terma si eficenca e energjisë, zhvillim i qëndrueshëm, burime alternative, mbrojtjen e mjedisit etj. Megjithatë nevojiten më shumë nisma të këtij niveli që i drejtohen qytetarëve për të rritur dhe më tëj rëndësinë e kësaj teme si dhe për të ndikuar në ndryshimin e sjelljeve të banorëve në përdorim më eficent të energjisë.

Disa nga mesazhet e përcjella gjatë kësaj jave:

- Përdorni panele fotovoltaike për tu ngrohur në vend të rezistencës elektrike

- Kush nuk kursen energji duhet të gjobitet (Si Ministër i Energjisë)

- Kush kursen energji duhet të shpërblehet (Si Ministër i Energjisë)

- Duhet të investohet në fasadën e ndërtesës për të rritur izolimin

- Një mënyrë alternative për ngrohjen e mjediseve të shkollës është nga biomasa

- Donacion për panelet fotovoltaike për familjet vulnerabël (Roli i kryetarit të Bashkisë)

- Mendoni për një zhvillim të qëndrueshëm në në ambientet ku jetoni dhe punoni e studioni

- Jini aktiv në proceset vendimmarrëse që përmirësojnë eficencen e energjisë të ndërtesave

- Mbroje ambjentin duke kursyer

- Duhet fushat ndërgjegjësuese për banorët në lidhje me eficëncën e energjisë

- Reduktim prej 20% i çmimit të energjisë për familjet e pambrojtura

- Investimi në energji të pastër, është një investim për të ardhmen.

Fotot dhe videot e kësaj fushate mund të shihen përmes faqes facebook të rrjetit: Fotografitë: #IAmOnEnergySavingMode; Videot: #IAmOnEnergySavingMode.

Rrjeti i Vigjilencës mjedisore falenderon shkollat të cilat ishin të gatshme të bashkëpunonin dhe në veçanti falenderon nxënësit dhe të rinjtë të cilët pasuruan me ide efiçente çdo aktivitet.

Rrjeti i vigjilencës mjedisore: Qendra Mjedisore për Zhvillim, Edukim dhe Rrjetëzim (EDEN)-Organizata drejtuese; Klubi Ekologjik Elbasan (KEE); Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore (PMSM); Qendra e Informacionit Aarhus Shkodër (AIC); Qendra për Kërkim, Bashkëpunim dhe Zhvillim (CRCD); Qendra për Mbrojtjen e Ekosistemeve Natyrore në Shqipëri (EcoAlbania).

Fushata informuese ndërgjegjësuese është zhvilluar në kuadër të projektit "Së bashku një sy për mjedisin", financuar nga qeveria suedeze, në kuadër të Programit për Mbështetje të Organizatave të Shoqërisë Civile në Shqipëri (SENiOR-II), zbatuar nga REC Shqipëri.

Print Email