Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri.

Tryeza e rrumbullakët mbi efiçencën e energjisë - “IAmOnEnergySaving”

Organizata “Për Mirëqënie Sociale dhe Mjedisore” Berat, më datë 28 Shtator 2018, në kuadër të projektit: “Një sy për mjedisin”, ka ndërmarrë organizimin e tryezës së rrumbullakët mbi efiçencën e energjisë. Tashmë gjetjet e raportit të vlerësimit të eficensës së energjisë në ndërtesa përmes konceptit të varfërisë energjitike janë prezantuar në vitin e parë të projektit SENiOR II, së bashku me gjetjet e kryesore të tij.

Përgjatë vazhdimit të këtij projekti, organizata si pjesë e Rrjetit të Vigjilencës, ka synuar rritjet e ndërgjegjësimit tek të rinjtë e të rejat e shkollave të mesme e profesionale të qytetit (kryesisht vitet e para e të dyta të shkollave të mesme), sikurse edhe tek të rinjtë e forumeve rinore- kryesive të tyre, të cilat duhet të informohen për konceptet që lidhen me Energjinë e pastër, e mbi të gjitha Legjislacionin që e mbështet ligjërisht.

Janë këta të rinj të cilët do të jenë “Politikanët e të ardhmes”, ndaj duke besuar tek ta njohja më e mirë e situatës aktuale, problematikës që lidhet me të, do të sjellë informim të mirë për të bërë ligje mbështetëse edhe më të mira, për qytetarët. Në komunikimet tona me të rinjtë, ne kemi dërguar mesazhin mbi rëndësinë e eficencës së energjisë në ndërtesa në programet tuaja të investimit, në politikat qendrore dhe vendimmarrjen vendore për të përmirësuar standardin e jetesës së qytetarëve si dhe për të ulur ndotjen mjedisore.

E në tryezë, për të nxitur më tej interesin e bashkëpunimit midis të tre aktorëve: programeve të investimit – pushtetit vendor, u organizua tryeza e rrumbullakët, e cila solli në vëmendje edhe Strategjinë e Energjisë, që Bashkia Berat ka pubikuar në bashkëpunim me Bankën Botërore. Investimet e sjella në Berat, duhet të jenë efiçente edhe në Energji. E projekte të tilla, të zbatuara në Berat ka: përmendim ndriçimin e bulevardit kryesor me llamba të “ftohta”; disa projekte që shumë shpejt do të ndriçojnë dy lagjet e vjetra të qytetit “Mangalem” dhe “Goricë” etj.

Sjellja e eksperiencës së investimit të një zonë “pilot” në Shpirag, së kompanisë “SHELL”, projektet që do të implementojnë në shkollat e mesme të zonës (në fillim të vitit 2019), e bashkëpunimi me banorët e zonës sidomos për njohjen e nevojave të tyre (mungesa e ujit dhe gjetja e mënyrave më efiçente për sjelljen e tij në shtëpitë e tyre), ishin disa prej atyre shembujve pozitivë që përfaqësuesja e kompanisë Zj Enkelejda Hajrullaj, ndau me të pranishmit.

Por të gjitha investimet që kompanitë mund të realizojnë kanë nevojë për mirëmbajtje nga pushteti vendor për të qenë të qendrueshëm, për të qenë të zbatueshëm edhe më gjerë në të tjera zona apo në kohë. Për banorët e zonave ku investimi është bërë është sjell një përvojë e re jetese e menaxhimi për zonën, ndaj ata të parët duhet të njohin “përfitimet” e Efiçensës së Energjisë”.

Sa më i mirë të jetë informacioni në këtë drejtim, aq më shumë njerëzit do t’i mbrojnë këto investime e do t’i respektojnë ato, për të krijuar një gjeneratë të ndjeshme ndaj investimeve eficente, duke ndikuar edhe në mbrojtjen e mjedisit.

Print Email