
HUB OShCM-ve është një instrument i ri që përfshihet në program. Ky instrument do të shërbejë për qëllime të ndryshme në të tre paketat e punës. HUB OShCM-ve është një strukturë e re e kërkuar dhe nga OShCM gjatë zbatimit të programit të kaluar dhe konsultimeve për programin e ri. HUB, mes të tjerave, është konceptuar si një instrument që do të shërbejë për të përmirësuar cilësinë e produkteve të OShCM-ve dhe për të rritur shikueshmërinë e programit dhe të OShCM-ve. Ky instrument ka dy përbërës të lidhur me njëri tjetrin: (i) help desk i OShCM; dhe (ii) “Mjedisi Sot”.