"Te veprojme se bashku per nje mjedis te gjelber e te shendetshem"

Written by SENIOR-A on .

projekt

Mbi realizimin e dy fokus grupeve me femije te shkolles 9- vjecare" Dermir Gashi" dhe te rinj te shkolles se mesme "Said Najdeni" aktivitete te projektit:"Te veprojme se bashku per nje mjedis te gjelber e te shendetshem", projekt i shoqates "Gruaja Nene dhe Edukatore",realizuar ne tetor , netor 2013

Qellimi i ketyre fokus grupeve ishte nxitja e reagimit te femijeve dhe te rinjeve permes debatit per ceshtje mjedisore sic jane ndotja, mbrojtja nga demtimi, gjelberimi i ambjeteve perreth etj

Ne keto takime moren pjese 52 femije dhe te rinj, te moshes nga 10 deri ne 18 vjec

Femijet diskutuan dhe mbajten qendrimet e tyre ne lidhje me tre ceshtje

Se pari qendrimi i tyre personal ne lidhje me ndotjen e mjedisit, mbrojtjen nga demtimet dhe ndotja, shtimin e gjelberimit

Se dyti qendrimin qe mban familja e tyre si dhe qendrimin qe mban komuniteti duke u specifikuar, komuniteti perreth dhe komuniteti i shkolles

Ishin shume interesante gjetjet nga femijet Te gjithe thonin se ne shtepi hedhin mbeturinat ne vendin e caktuar dhe se kane bime te ndryshme dekorative per te cilat kujdeset mami por dhe ata vete

Te gjithe thonin se ata nuk i hidhnin mbeturinat jashte vend e pavend, por dikush nga femijet tha se dhe pse e di qe nuk eshte mire, ndodh qe hedh edhe ne vendin e pacaktuar

Femijet dhe te rinjt debatuan ne lidhje me faktin qe ata nuk jan pasiv ndaj ambjentit qe i rrethon dhe se jane te gatshem te veprojne te paret ne lidhje me mbrojtjen e mjedisit nga demtimi, por ata mendojne se duhet mbeshtetje nga te rriturit per kete gje

Shume shqetesuese per ta eshte situata ne shkolle, ata pranojne se ne shkolle, te gjithe hedhin mbeturina, ne klase, ne ambjetet e shkolles, ne kohen e pushimit te gjate, ata thone se ne vendet ku femijet hane dicka mungojne fare koshat dhe kjo i shtyn ata ti hedhin mbeturinat ne toke

Ata pranojne dhe njekohesisht nuk jane dakort qe ata te sillen ndryshe ne ambjente te ndryshme, pra ne shtepi ndryshe dhe jashte saj ndryshe.

Te rinjte sjellin shembuj nga jeta reale dhe dine te prioritizojne veprimtarite e tyre

Duke qene se nje pjese e femijeve dhe te rinjeve jane senatore te Qeverise se Nxensve hodhen idene se ne planin e vepritarise se Qeverise se nxnesve te shkolles ku ata jane te realizojne fokus grupe si keto ku ata po marrin pjese.

Nga kjo rrjedhe dhe rekomandimi qe me femijet dhe te rinjte duhet te punohet ne lidhje me edukimin e tyre miqesor ndaj ambjentit dhe mjedisit qe na rrethon dhe kjo te gershetohet me veprime konkrete

Keshtu qe mbase te nxitur nga takimet e bera dhe nga aktviteti ne bashkepunim me zerin 16 +..Peshkopi, te rinjte e gjimnazit kane marre shkas qe te kryejne sherbime komunitare ne sherbim te shtimit te gjelberimit ata kane shkuar ne kopshtet e femijeve duke mbjelle lule dhe pastruar ambjentin.

Margarita Markja