Kuadri logjik i projektit
Projekti: Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri (SENiOR-II)
Objektivi i përgjithshëm
Objektivi i përgjithshëm i programit është i lidhur me kontributin e tij në drejtim të një: Shoqërie civile në gjendje për të adresuar në mënyrë efikase sfidat mjedisore dhe ato të zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipëri.
Objektivat specifike të projektit:
OShC Mjedisore janë të qëndrueshme nga ana organizative dhe hartojnë dhe zbatojnë strategjikisht programet e projektet e tyre
Rezultati 1 i programit:
- OShCM-të (Organizata të Shoqërisë Civile Mjedisore) e vogla veprojnë bazuar në plan veprimi organizativ;
- OShCM-të e vogla janë aktive në komunitetin e tyre dhe ndërmarrin nisma të përbashkëta me partnerët lokalë;
- OShCM-të e vogla janë të konsoliduara, më të forta aktivisht dhe partnerë të besueshëm.
Rezultati 2 i programit:
- OShCM-të e konsoliduara çojnë përpara çështjet kombëtare sipas prioriteteve, përmes rrjetëzimit dhe veprimeve të përbashkëta;
- Rrjetet tematike adresojnë në mënyrë profesionale politikat mjedisore dhe njihen si aktorë të rëndësishëm nga ana e autoriteteve shtetërore;
- OShCM-të marrin pjesë në mënyrë aktive në programet rajonale të çështjeve mjedisore.
Rezultati 3 i programit:
- OShCM-të adresojnë çështjet që lidhen me të drejtat e njeriut dhe ato gjinore, si në aktivitetet e tyre ashtu edhe me partnerët e komunitetit lokal;
- OShCM-të janë aktivisht të përfshirë në fushata për edukimin mjedisor në shkolla dhe në komunitet;
- OShCM-të dhe ekspertët e shoqërisë civile adresojnë prioritetet kombëtare lidhur me çështjet mjedisore; dhe
- OShCM-të angazhohen në program për të rritur pjesëmarrjen dhe përhapjen në publik të programit.