Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri.

Programi i të rinjve

Programi i të rinjve

Programi i të rinjve është konceptuar si një aktivitet për rritje kapacitetesh që i drejtohet më shumë mjedisorëve të rinj duke i parë si drejtuesit potencial të lëvizjes mjedisore në të ardhmen e afërt. Programi do të shërbejë për të përmirësuar njohuritë e anëtarëve të rinj të OShCM-ve rritjen e demokracisë dhe vendimmarjes në organizata dhe strukturimin më të mirë të komunitetit mjedisor.

Mjetet për Qëndrueshmëri Organizative

Mjetet për Qëndrueshmëri Organizative

Ky aktivitet do të përqendrohet në OShC e vogla të cilat duan dhe munden të përmirësojnë kapacitetet organizative, identifikojnë nevojat e tyre dhe të mund të mbështeten në vazhdimësi. Analiza bazuar mbi këto mjete do të shërbejë dhe për mbështetjen financiare të shoqatave përmes granteve operacionale.

Grantet Operacionale

Grantet Operacionale

Këto grante parashikohen si mbështetje financiare për të përmirësuar qëndrueshmërinë organizative të OShC-ve në mënyrë që të arrijnë konsolidimin e mëtejshëm të tyre. Kjo mbështetje është shumë e rëndësishme në përmirësimin organizativ dhe do të lidhet dhe me mjetet dhe Udhëzuesin për Qëndrueshmëri Organizative.

Grantet me Partneritet Vendor

Grantet me Partneritet Vendor

Këto grante do të kenë si qëllim mbështetjen e OShC-ve për të përmirësuar lidhjen e tyre me Bashkitë që janë krijuar me ndarjen e re administrative, për të zbatuar ndërhyrje pilot të cilat promovojnë dhe koncepte të reja mjedisore si dhe përmirësimin e profilit dhe shikueshmërisë së OShC-ve sidomos në zonat e largëta.

Veprime të OShCM-ve

Veprime të OShCM-ve

Ky aktivitet vjen si lidhje natyrale mes organizatave të përfshira në program dhe në linjat e granteve të lartpërmendura. Këto lloj aktivitetesh do të shërbejnë dhe për lidhjen e organizatave që mbështeten nga linja të ndryshme të granteve si dhe për të mbështetur organizatat për aktivitete të vogla, data të veçanta apo çështje specifike.

Print Email