Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri.

 

Edukimi Mjedisor

Edukimi Mjedisor

Ky aktivitet do të përfshijë shumë aktorë njëkohësisht nga shoqëria civile, autoritetet qendrore dhe vendore, institucionet akademike etj. Një nga qëllimet kryesore është dhe futja e koncepteve për zhvillimin e qëndrueshëm dhe mjetet e edukimit mjedisor dhe në klasat e shkollave fillore përmes paketës së gjelbër për të vegjëlit.

Grante për Prioritete Kombëtare

Grante për Prioritete Kombëtare

Këto grante kanë një natyrë specifike dhe adresojnë çështje të cilat konsiderohen të rëndësishme dhe që kërkojnë një kontribut cilësor nga komuniteti i shoqërisë civile dhe ekspertiza që përmban brenda tij përmes mbështetjes financiare që do të jepet në kuadër të programit.

Publikime dhe promovim i programit

Publikime dhe promovim i programit

Gjatë të gjithë zbatimit të programit, do të ketë një sërë publikimesh që do të shërbejnë për njohjen me programin, rritjen e shikueshmërisë së tij dhe komunkimin me të gjithë aktorët dhe grupet e synuara. Këto publikime gjithashtu do të përfshijnë dhe përdorimin e mediave sociale si dhe të faqes elektronike të programit.

Print Email