Kristina është nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jeton e punon prej 3 vitesh në Durrës. Këtë të dielë ajo dhe vajza e saj iu bashkuan thirrjes qytetare për të pastruar plazhet e Durrësit.
Nën kujdesin e Sh.T. Blendi Klosi, Ministër i Turizmit dhe Mjedisit, ekipi REC dhe partnerët e tij me mbështetjen e Bashkëpunimit Gjerman për Zhvillim, paraqiti Strategjinë e Integruar të Menaxhimit të Mbetjeve të Mbetjeve (2018-2033) për Shqipërinë. Ky dokument përfaqëson një qasje gjithëpërfshirëse duke reformuar sistemin e menaxhimit të mbetjeve në Shqipëri me qëllim që bë të njëjtën kohë të përmbushë vizionin e BE-së për ekonominë qarkulluese dhe ndërtuar një përqasje të përballueshmë për kapacitetet vendore për të arritur këtë objektiv madhor.
Ka qënë një fundjavë ndryshe dhe plot energji. Qëndra Mjedisore Për Studime dhe Zbatime në bashkëpunim me inisiativën ‘’Explore Shebenik Jabllanica NP’’ dhe Vullnetarët e Korpusit të Paqjes organizuan një hiking për afro 4 orë zbritje- ngjitje tek Rrapi Taksimit.
Dita botërore e Ligatinave është caktuar të jetë data 2 Shkurt, datë kjo që shënon miratimin e Konventës për Ligatinat (Ramsar).
Nevoja për një edukim sa më të plotë dhe shumë dimensional parashtrohet sot, jo vetëm si një alternativë për të patur individë më të qytetëruar, por edhe si një zgjidhje e vetme për të sfiduar problematikën e shumëllojshme me të cilën përballemi. Problemet mjedisore në nivel global dhe lokal e bëjnë Edukimin për Mjedisin dhe për Zhvillimin e Qëndrueshëm, një ndër dimensionet më të theksuara në përmbajtjen dhe trajtimin e formave të ndryshme të edukimit, si në edukimin formal dhe atë jo formal.
Këtë vit Policia e Shtetit të Tiranës, sipas mediave të shkruara, ka rritur kontrollin e saj për tregtuesit e fishekzjarreve, kryesisht në tregun Çam. Pas aksidenteve të ndryshme shkaktuar nga fishekzjarret, instancat përkatëse që janë përgjegjëse për kontrollin e tyre duhet të liçensojnë kompani apo persona të përshtatshëm, jo vetëm për tregtimin, por edhe përdorimin e tyre, duke shmangur përdorimet nga qytetarët dhe grupmoshat e ndryshme.
More Articles ...
- “Të respektojmë natyrën”, aktivistët aksion për pastrimin e plazhit të Zvërnecit
- Konfederata e Industrive Shqiptare kërkon ndalimin e planeve të digave në lumin Vjosa
- Banorët, ekspertët e mjedisit dhe aktivistët të vendosur për të mbrojtur Valbonën
- Festivali i zogjve, mbi 1000 shpendë ekspozohen në Tiranë
- Tirana, pjesë e rrugëtimit botëror “24 Orë Realitet”
- 5 dhjetor - Dita Botërore e Tokës (dheut)
- Çiklistët në Tiranë pedalojnë për më shumë siguri në rrugë
- Të pastrojmë, por jo vetëm të pastrojmë: Të investojmë dhe ndëshkojmë
- Projektet shënjojnë vazhdimin e mbështetjes për shoqërinë civile mjedisore në Bosnjë dhe Herzegovinë
- “Orët e Gjelbërta në Park”, nisma më e re për edukimin mjedisor