Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri.

PPNEA trajnon stafin e AdRZM Shkodër mbi teknikat e monitorimit të lundërzës

Ekspertët e Shoqatës për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) përfunduan me sukses fazën e parë të trajnimit dy ditor të stafit të AdRZM Shkodër mbi teknikat e monitorimit të lundërzës (Lutra lutra) në rezervatin natyror të liqenit të Shkodrës.

Gjatë ekspeditës në terren, ekspertët e monitorimit identifikuan dhe grumbulluan të dhëna dytësore (jashtëqitje, gjurmë dhe mbetje ushqimore) të lëna nga aktiviteti i lundërzës në habitatet e saj.

Grumbullimi i këtyre të dhënave tregon praninë dhe përhapjen e këtij lloji të rrezikuar në liqenin e Shkodrës.

Gjithashtu, u identifikuan habitatet potenciale në të cilat do të bëhet monitorimi i lundërzës në të ardhmen.

Ky trajnim u realizua në kuadër të projektit për Ruajtjen dhe Përdorimin e Qëndrueshëm të Liqeneve Prespë, Ohër dhe Shkodër, mbështetur financiarisht nga GIZ në Shqipëri.

Print Email