Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri.

SEEP: Të Largojmë Plastikën nga Deti

Organizata SEEP në bashkëpunim me Bashkine e Vlorës realizoi aktivitetin në natyrë "Te Largojmë Plastikën nga Deti" i cili u parapri nga një fushatë e gjerë informimi dhe sensibilizimi për qytetarët dhe vendimmarrësit për rrezikun që i kanoset natyrës dhe jetës në planetin tonë nga plastika, nëpërmjet mediave vendore, rrejteve sociale, posterave dhe bisedave.

Kësaj nisme, përveç aktivistëve të shoqërisë civile, qytetarëve, iu bashkuan edhe disa biznese shembullore të qytetit.

Gjithashtu edhe politikanë e kandidatë për deputetë të përgjegjshëm dhe të ndjeshëm për mjedisin, personazhe me ndikim të shoqërisë civile dhe mjedisit në Shqipëri në nivel kombëtar, pedagogë të Universitetit të Tiranës, studentë të klubit “Natyralisti”, Universiteti REALD në Vlorë, Televizioni Reuters, Televizioni EDEN3, Vlora NEWS, etj.

Aktiviteti nga sheshi u zhvendos ne plazhet e tejndotura nga plastika ku u përfshinë edhe qytetarë që po plazhonin dhe kërkonin nga bashkia të vendosen koshat ku të mund të hedhin mbetjet e tyre.

Plastika që u grumbullua nga aksioni shkoi direkt për riciklim nepërmjet shoqatës grumbulluese Emmaus Vlora me karrocat e tyre dhe shoqatës së Ricikluesve Shqiptarë ARA që ishin pjesëmarrës në këtë aksion.

Edhe Hotel New York në Vlorë u bë pjesë aktive me stafin e tij në pastrimin e plazheve nga plastika.

Nga ky aktivitet do të vlerësohen me certifikatë qytetarë vullnetarë të spikatur, bizneset "ARA", "Hotel New York" dhe "Emmaus Vlora", kandidati pjesëmarrës për deputet i PAA nën siglen e PD, me titullin "Miqtë e Mjedisit".

Aktiviteti u zhvillua në zbatim të projekteve 1 - "Between the Adriatic and Ionian Sea", si pjesë e nismës mesdhetare "Beyond Plastic Med". 2 - "Të Pastrojme Bregdetin" si pjesë e nismës kombëtare "Let's Clean Albania" 3 - "Informim Komunikimi mbi Politikat Mjedisore për Zhvillim të Qëndrueshëm" si pjesë e Rrjetit Kombëtar Mjedisor ECIM, programi SENiOR II.

Print Email