Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri.

Ndërtimi i by-passit në Shkodër, nisma për ruajtjen e Bunës

Në kuadër të nismave sensibilizuese për ruajtjen e Bunës nga by-passi i Shkodrës, Këshilli Rinor Bashkiak Shkodër dhe organizata për ruajtjen e mjedisit “Eko Mendje”, ndërmorën një aktivitet ndërgjegjësues pranë pedonales së Molos.

Kryetarja e Këshillit Rinor Bashkia Shkodër, Hejli Haxhia, tha se qëllimi i aktiviteti është krijimi i një mesazhi për qytetarët dhe për pushtetin vendor e qendror për ruajtjen e Bunës. Ajo tha se kjo është një pamje e shëmtuar dhe i humb vlera liqenit. “Ne kemi krijuar aktivitetin e sotëm në kuadër të mbrojtjes së një nga pikave më strategjik et qytetit tonë. Ashtu siç e shihni edhe ju kjo nuk është pamja e qytetit tonë, e Shkodrës tonë të bukur.

Arsyeja pse jemi këtu është të krijojmë një mesazh sensibilizues për të rinjtë, qytetarët e pushtetin, si atë lokal edhe atë qendrorë e kujtdo që ka kompetencë ndërtimin e këtij projekti. Jemi këtu për një nxitje të qytetarëve tonë që ta parandalojmë këtë katastrofë. Në të ardhmen kemi dhe aktivitete të tjera, por fokusi është të mos humbasim lumin Buna dhe ta mbrojmë ajrin e këtij qyteti.”, tha Hejli Haxhija, Kryetare e Këshillit Rinor Bashkiak Shkodër.

Edhe drejtuesi i Eko Mendje, Mirsad Basha, kërkoi ndërgjegjësimin e qytetarëve për ruajtjen e Bunës, pasi po shkon drejt shkatërrimit, nëse nuk ndalohen punimet e by-passit në këtë zonë. Nëse nuk do të ketë ndalim të punimeve në by-passin e Shkodrës, shoqëria civile paralajmëron edhe për protesta.

Print Email