Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri.

Trajnim “Menaxhimi i Informacionit Mjedisor – institucionet përgjegjëse dhe monitorimi i të dhënave”

Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri, në kuadër të programit "Mbështetje për Organizatat Mjedisore të Shoqërisë Civile në Shqipëri (SENiOR-II)", mbështetur nga Qeveria Suedeze (SWEDEN), si pjesë e Paketës së Trajnimeve për Menaxhimin Mjedisor, organizon trajnimin tematik “Menaxhimi i Informacionit Mjedisor – institucionet përgjegjëse dhe monitorimi i të dhënave”.

Qëllimi i këtij trajnimi është rritja e aftësive në fushën e menaxhimit të informacionit mjedisor, njohja me institucionet përgjegjëse për monitorimin e të dhënave mjedisore dhe mënyrat e duhura për përçimin e informacionit mjedisor te komuniteti.

Trajnimi do të zhvillohet në qytetin e Tiranës, në datat 28 – 29 Qershor 2017.

OJF-të që duan të marrin pjesë në trajnim duhet të dërgojnë (i) një Shprehje Interesi për pjesëmarrje dhe (ii) CV-në e personit që aplikon për të marrë pjesë në trajnim, duke treguar qartë rolin e tij brenda OJF-së dhe lidhjen e tij me tematikën e trajnimit.

Dokumentet e aplikimit duhet të dorëzohen me e-mail në adresën This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.brenda datës 15 qershor 2017.

OJF-të që do të përzgjidhen për të marrë pjesë në trajnim do të njoftohen nga REC Shqipëri, lidhur dhe me detajet e tjera logjistike të trajnimit.

Shënim: REC mbulon të gjitha shpenzimet e nevojshme që lidhen me pjesëmarrjen e personave në trajnim (përfshirë dieta, udhëtim dhe akomodim për ata që udhëtojnë nga jashtë qytetit).

Për më shumë informacion lidhur me këtë program mund të kontaktoni me:

Rezart Kapedani

Menaxher Programi | REC Shqipëri

E-mail: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Tel/faks: +355 4 223-2928;

Internet: www.senior-a.al dhe http://albania.rec.org

 

Print Email