Adresari i OShC-ve Shqiptare për Mjedisin

Written by SENiOR-A on .

AdresariKy botim përfaqëson Adresarin Shqiptar të OJF-ve për Mjedisin. Ky adresar përfshin jo vetëm të dhënat për organizatat mjedisore, por dhe përfundimet kryesore të vlerësimit të gjendjes së organizatave të shoqërisë civile për mjedisin në Shqipëri deri në momentin e hartimit të tij, dhjetor 2012.

Vlerësimi dhe adresari janë produkte të një programi më të madh mbështetjeje të REC për shoqërinë civile. Programi "Mbështetje për Organizatat Mjedisore të Shoqërisë Civile në Shqipëri (SENiOR-A), do të zbatohet në periudhën 2012 – 2015 dhe është mbështetur financiarisht nga Qeveria Suedeze. Ky program u hartua si një program për rritjen e kapaciteteve dhe të mbështetjes për atë pjesë të shoqërisë civile që është përfshirë në sektorin e mjedisit në Shqipëri. Kjo mbështetje do të jetë në formën e granteve, rritjes së kapaciteteve, rrjetëzimeve dhe programeve të qëndrueshmërisë së OJF-ve.

Shkarko dokumentin