Programi i stervitjes te te rinjve meson te rinjte jo vetem te flasin por dhe te veprojne

Written by SENIOR-A on .

junior 3.6“Programi i stervitjes te te rinjve te motivon dhe frymezon per te ndermarre e realizuar iniciativat e duhura per mjedisin, te cilat do te na ndihmojne te ecim perpara drejt nje shoqerie me te pergjegjshme dhe me te mire per te gjithe ne." Keto kane qene fjalet e pjesemarresit me te ri ne programin e te rinjve. Me fokus te vecante individet me te rinj, anetare te OSHC-ve mjedisore, programi i stervitjes se te rinjve, organizuar gjate muajit shkurt 2015, kishte si qellim ngritjen e kapaciteteve te tyre permes permiresimit dhe zgjerimit te njohurive mbi elemente te ndryshem mjedisore dhe organizative, si dhe perfshirjen me shume te te rinjve ne rradhet e shoqerise civile ne Shqiperi. 

“Mjedisi mbetet zemra e cdo politike dhe dialogu, ai eshte garancia per te parandaluar krizat e reja dhe te vjetra te zhvillimit te vendit, dhe ju si te rinj mund te beni shume” tha Mihallaq Qirjo, drejtor i Qendres Rajonale te Mjedisit, e cila prej 2 vjetesh po zbaton programin SENiOR-A, financuar nga Qeveria Suedeze.

Ky ishte kursi i trete i te rinjve, organizuar ne kuader te programit SENIOR-A, dhe interesi per te duket nga numri i larte i aplikimeve qe vijne ne rritje sa here del thirrja per organizimin e tij. Nga 60 aplikime te mberritura ne REC Shqiperi, u perzgjodhen 20 individe, te cilet perfaqesonin 20 organizata mjedisore shqiptare. Pjesemarresit, permes nje programi intesiv nje javor trajnimi, morren njohuri baze e te plota mbi rolin, organizimin dhe menaxhimin e OJFve.

Qasja e ofruar nga trajneret e perzgjedhur nga REC Shqiperi beri te mundur qe njohurite mbi ciklin e projektit, shkrimin e projekt-propozimeve dhe gjetjen e fondeve, komunikimin, edukimin dhe informimin publik te ishin sa interesante dhe perfituese per te rinjte pjesemarres. Pjesa teorike gjithmone shoqerohej nga puna ne grupe dhe ushtrime praktike per nje pervetesim me te mire te cdo teme, si dhe socializim te pjesemarresve me njeri-tjetrin.

“Nje eksperienve e paharueshme” - do te pohonte Mirsad Basha nga shoqata me e re mjedisore Eko Mendje. “Me shume miq, me shume njohuri me shume veprim sot e ne te ardhme per nje mjedis te paster e nje zhvillim te qendrueshem” - do te ishin fjalet e Paula Tyçit nga Resheni ne fleten e vleresimit te kursit. 

REC Shqiperi ka me shume se 10 vjet qe organizon formatin e ketij programi trajnimi, qe sic duket mbetet ende nje format interesant per grupe te rinjsh qe e duan mjedisin, natyren e qe duan te veprojne sot.