Së bashku për lumenjtë

Written by SENIOR-A on .

Shoqata « Mbrojtja e Mjedisit Natyror Berat »

Fushatë informimi publik mbi ndërtimin e qëndrueshëm të hidrocentraleve në Shqipëri.
Në kuadër të projektit "Fushatë informimi publik mbi ndërtimin e qëndrueshëm të hidrocentraleve në Shqipëri, veçanërisht mbi lumin Osum dhe Devoll; faza e dytë", projekt i financuar nga WWF, grupimi i organizatave që e zbatojnë ate, INCA (Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri), Ekolevizja, Natyra Berat, PPNEA (Shoqata e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri) dhe Qëndra EDEN, zhvilluan ditën e premte takime me komunitetin e qytetit të Gramshit.

U përzgjodh ky qytet për arsye se mbi lumin Devoll që kalon pranë tij janë planifikuar të ndërtohen, dhe ka filluar faza e ndërtimit, e tre hidrocentraleve, atij të Moglicës, Kokël dhe ai i Banjës.Bashkëbisedimi me komunitetin u bë nëpërmjet një pyetësori të formuluar nga vetë organizatat.

Duke qenë të ndjeshëm mbi informimin e publikut në këto zona, organizatat bashkëbiseduan me publikun mbi njohuritë e tyre mbi këto vepra nëpërmjet pyetësorëve, të hartuara nga vetë organizatat.

Kjo pune e nisur nga grupimi i mesiperm i shoqatave, do te vazhdoje edhe ne qytete e krahina te tjera te Shqiperise qe preken nga keta dy lumenj, per te nxjerre me teper ne pah vlerat natyrore te lumenjve, vlerat pozitive si edhe ato negative te HEC ve, nepermjet kontakteve te drejtperdrejta me publikun.