2.2 - Kuadri i mbështetjes për forcim institucional të OJF-ve

Written by SENiOR-A on .

Grupet e synuara

  • Organizatat e Shoqërisë Civile (OJF) në Shqipëri.
  • OJF që punojnë në fushën e mjedisit ose që një pjesë të aktivitetit të tyre e kanë në fushën e mjedisit do të jenë ato ku do të synojë ky trajnim.


Mbështetja që do të jepet

Mbështetja për qëndrueshmërinë organizative synon që të ndohmojë OJF të forcojnë veten si organizata duke I ndihmuar ato për të vlerësuar pikat e forta dhe të dobta organizative dhe më tej në hartimin e një plani organizativ zhvillimor.

Në këtë mënyrë, OJF-të e interesuara do të kenë mundësinë:

  • të përdorin mjetet e vlerësimit të kapaciteteve për të vetë-vlerësuar kapacitetet e brendshme të organizatës, dhe
  • të hartojnë një plan zhvillimi organizativ me synim forcimin e qëndrueshmërisë së organizatës.

REC Shqipëri do të ndihmojë në këtë process duke ndihmuar Organizatat e përzgjedhura duke i trajnuar për vetëvlerësimin dhe do të përfitojnë ndihmesën dhe gjatë hartimit Planit të Zhvillimit.

Organizatat që do të jenë të suksesshme në hartimine planeve të zhvillimit afatgjata do të kenë shanse dhe për të përfituar Grante Operacionale (deri në 5000 EUR) të cilët do të ndihmojnë organizatën që të zbatojë pjesë të planit të zhvillimit.


Procesi

Aktivitetet mbi mbështetjen organizative të Organizatave do të zbatohen në Shqipëri që nga Janari 2013 deri në Mars të vitit 2015, ku do të ketë disa aktivitete

Trajnime për Qëndrueshmërinë Organizative: (dy sesione të parashikuara në Janar 2013 dhe Janar 2014)

  • Afati i paraqitjes së aplikimeve nga OJF e interesuara për sesionin e parë: 18 janar, 2013
  • Trajnimi mbi Qëndrueshmërinë Organizative: Janar, 2013
  • Procesi i vetëvlerësimit me asistencë: 1-15 Shkurt, 2013
  • Hartimi i Planeve të Zhvillimit: 15-28 Shkurt, 2013
  • Afati i dorëzimit të aplikimit për Grante Operacionale: 3 Mars, 2013
  • Shpallja e fituesve e Granteve Operacional: 22 Mars, 2013
  • Zbatimi i granteve operacionale: Prill, 2013-Mars, 2015