"Integrimi i Trashegimise Kulturore dhe Vlerave Mjedisore – Nje Qasje e Re"

Written by SENIOR-A on .

6

Shqiperia eshte nje vend mjaft i pasur me vlera kulturore e arkeologjike fale historise se pasur qe ka si dhe pasuri natyrore per shkak te relievit te larmishem. Per fat te keq, krahasuar me vendet fqinje, keto pasuri jane shume pak te vleresuara, dhe, per me teper, keto aspekte shikohen shpesh te ndara jo vetem nga autoritetet por dhe nga shoqeria civile.

Per kete arsye, REC Shqiperi, ne kuader te programit SENiOR-A, organizoi ne Gjirokaster ne datat 23-25 Tetor, nje trajnim tre ditor me teme "Integrimi i Trashegimise Kulturore dhe Vlerave Mjedisore – Nje Qasje e Re". Ne kete trajnim u ftuan aktore te shoqerise civile si nga pjesa e atyre organizatave qe merren me ruajtjen dhe promovimin e pasurise kulturore, si dhe ato qe merren me pjesen e mjedisit ne Shqiperi.

Pervec tyre ishin te pranishem dhe dhane mendimin e tyre si eksperte Drejtori i Parkut Arkeologjik te Butrintit, kryetari i komunes Antigone, perfaqesues nga Ministria e Mjedisit, Universiteti i Korces dhe nje sere ekspertesh te tjere.

Gjate dy diteve te para u mbajten disa prezantime ne lidhje me sfidat ne nivel kombetar dhe qendror qe paraqet integrimi i ketyre vlerave si dhe nje diskutim nga pjesemarresit ne lidhje me mundesite dhe problemet ne zonat e tyre, nderkohe qe ne diten e trete u organizua nje vizite studimore ne Antigone.