“Sistemi i bujqesise biologjike – harmoni e kerkeses se konsumatorit dhe mjedisit”

Written by SENIOR-A on .

IMG 4272Trajnimi i 13-te i ekspertizes per organizatat mjedisore te shoqerise civile 

Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqiperi, ne kuader te programit "Mbeshtetje per Organizatat e Shoqerise Civile ne fushen e Mjedisit ne Shqiperi (SENiOR-A)", mbeshtetur nga Qeveria Suedeze (SEEDEN), ne vazhden e trajnimeve per Ekspertize dhe Specializim per Menaxhimin Mjedisor te OSHC-ve mjedisore, organizoi trajnimin e 13-te me teme "Sistemi i bujqesise biologjike – harmoni e kerkeses se konsumatorit dhe mjedisit".

Qellimi i ketij trajnimi ishte njohja me parimet baze te bujqesise bio, prirjet e politikave komunitare per prodhimet bio, perparesite ekonomike, ekologjike dhe mjedisore te sistemit e se si mund te fillohet kalimi nga ferma konvencionale ne ferma biologjike.

Ne trajnim morren pjese 19 perfaqesues, anetare te organizatave mjedisore nga qytete te ndryshme te vendit, qe kane si pjese kryesore te punes se tyre ceshtjet e bujqesise.

Ne diten e pare te trajnimit, eksperti i bujqesise organike, z. Enver Isufi, permes diskutimeve te hapura me pjesemarresit, trajtoi pergjate gjithe dites perspektivat dhe problemet e produkteve bio dhe te bujqesise organike; ndikimet e tyre mjedisore; kontrollin e insekteve per nje bujqesi organike te mirezhvilluar; zinxhirin ushqimor te qendrueshem; kerkesat ne rritje te konsumatorit kundrejt sfides organike etj.

Dita e dyte e trajnimit u zhvillua ne formen e nje vizite ne fermen bujqesore “Hajdar” ne Marikaj, ku te pranishmit paten mundesi te shohin nga afer praktikimin e elementeve te bujqesise bio, prodhimin e energjise me biomasen e fermes me te cilen ngrohet serra e prodhimeve bio, u njohen me pyllin dhe rezervuarin e zones si pjese e ekosistemit te mbrojtur; etj.