Zhvillimet me te fundit ne legjislacionin Mjedisor dhe Strukturat Pergjegjese per Mjedisin ne Shqiperi

Written by SENIOR-A on .

foto webQendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqiperi ne kuader te programit "Mbeshtetje per Organizatat e Shoqerise Civile ne fushen e Mjedisit ne Shqiperi (SENiOR-A)", mbeshtetur nga Qeveria Suedeze (SWEDEN), ka nisur zbatimin e Paketes se Punes 3 - Ekspertize dhe Specializim per Menaxhimin Mjedisor.

Ne kuader te aktiviteteve te kesaj pakete per ngritjen e kapaciteteve te organizatave te shoqerise civile ne Shqiperi, REC Shqiperi organizoi trajnimin e pare, me teme: Zhvillimet me te fundit ne legjislacionin Mjedisor dhe Strukturat Pergjegjese per Mjedisin ne Shqiperi.

Perfaqesues te 25 organizatave jofitimprurese mjedisore nga qytete te ndryshme te vendit, morren pjese ne kete trajnim, duke e vleresuar si mjaft te nevojshme marrjen e njohurive te reja mbi zhvillimet me te fundit ne legjislacionin aktual ne fushen e mjedisit.

Nepermjet folesve, eksperte te fushes, te pranishmit u njohen me punen konkrete te bere nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave ne perpunimin dhe miratimin e kuadrit te ri ligjor, si dhe me kompetencat e reja te institucioneve shteterore te fushes si Agjencia Kombetare e Mjedisit dhe Pyjeve dhe Agjencia Rajonale e Mjedisit ne monitorimin dhe menaxhimin e nje mjedisi me cilesor ne vend. Perfaqesues nga Ministria e Brendshme bene nje paraqitje te detajuar te punes se bere nga pushteti vendor ne fushen e menaxhimit te mjedisit.

Pjesemarresit, permes komenteve dhe pyetjeve drejtuar eksperteve, u perpoqen te kutponin me shume mbi te drejtat dhe mundesite e tyre si shoqeri civile per te vepruar ne mbrojtje te mjedisit ne vend.

Ky trajnim do te pasohet nga te tjera aktivitete, ne tematika te ndryshme, te parashikuara ne kuader te paketes se punes 3, per specializimin e OSHC-ve ne menaxhimin mjedisor.