Trajnim për biodiversitetin, zonat dhe llojet e mbrojtura në Shqipëri

Written by SENIOR-A on .

foto biodiversity"Biodiversiteti, Zonat dhe Llojet e Mbrojtura në Shqipëri" ishte trajnimi i dytë i organizuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri në kuadër të programit "Mbështetje për Organizatat e Shoqërisë Civile në fushën e Mjedisit në Shqipëri (SENiOR-A)", mbështetur nga Qeveria Suedeze (SWEDEN), si pjesë e paketës së punës Ekspertizë dhe Specializim për Menaxhimin Mjedisor.

Ky trajnim u dha mundësinë 24 përfaqësuesve të organizatave mjedisore, jo vetëm nga Shqipëria, por dhe nga Kosova, të njiheshin më nga afër me elementë të vecantë të biodiversitetit, si zonat e mbrojtura në Shqipëri, shërbimet e ekosistemit, "hot spot"-et e biodiversitetit në Shqipëri etj.

Z. Nihat Dragoti, ekspert në Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, iu ofroi pjesëmarrësve një informacion të bollshëm mbi zonat e mbrojtura në Shqipëri, problemet e tyre dhe sfidat e ardhshme për një menaxhim më të mirë.

Shërbimet e ekosistemit ishte një tematikë e vecantë, me mjaft interes për pjesëmarrësit, të cilët e dëgjonin për herë të parë këtë koncept të ri të lidhur me biodiversitetin. Përmes ushtrimeve në grupe pune, ata patën mundësi të kuptojnë më mirë konceptin e ekosistemit dhe të shërbimeve nga ekosistemi, duke u përpjekur të identifikojnë shërbimet e ekosistemit për rajonin e tyre dhe çfarë mund të bëjë një komunitet për të ruajtur këto shërbime.

Përfaqësues nga organizatat e shoqërisë civile, të angazhuara në cështjet e biodiversitetit, ishin pjesë e këtij trajnimi, si lektorë, duke sjellë shembuj praktikë nga puna e tyre në menaxhimin duhur dhe mbrojtjen e zonave të vecanta si dhe ruajtjen e llojeve të rrezikuara të pranishme në vendin tonë.

Gjithashtu, pjesëmarrësit në trajnim patën mundësi të vizitonin nga afër Parkun Kombëtar të Prespës, Korcë, si një "hot spot"-i biodiversitetit. Z. Thimaq Lako, zëvendësdrejtues i ekipit të punës së projektit "Rezerva Ndërkufitare e Biosferës Prespa" (mbështetur nga KfW), i njohu të pranishmit me ekosistemet dhe habitatet natyrore të këtij Parku, si dhe prezantoi strategjinë e propozuar për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Prespës për rivendosjen e kushteve natyrore të saj.

Të tjera trajnime do të vijojnë të organizohen gjatë muajve në vijim me qëllim specializimin e OSHC-ve në tematika të ndryshme të menaxhimit mjedisor.