“Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis dhe Roli i Shoqërisë Civile”

Written by SENIOR-A on .

Trajnim për Ekspertizën dhe Specializimin për Menaxhimin Mjedisor të OSHC-ve mjedisore

takimi VNMNë datat 29-30 prill 2013, REC Shqipëri organizoi trajnimin e rradhës për Ekspertizën dhe Specializimin për Menaxhimin Mjedisor të OSHC-ve mjedisore, me temë: “Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis dhe Roli i Shoqërisë Civile”. Ky trajnim është në vazhdën e aktiviteteve që zhvillohen në kuadër të programit "Mbështetje për Organizatat e Shoqërisë Civile në fushën e Mjedisit në Shqipëri (SENiOR-A)", mbështetur nga Qeveria Suedeze (SWEDEN).

Me pjesëmarrjen e 25 përfaqësuesve të organizatave mjedisore, nga qytete të ndryshme të vendit, trajnimi kishte si qëllim njohjen e pjesëmarrësve me zhvillimet më të fundit në ligjin për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, duke iu ofruar informacion të hollësishëm mbi mundësitë e përfshirjes si shoqëri civile në përgatitjen e një VNM-je dhe monitorimin e zbatimit të saj.

Lektorë në këtë trajnim ishin ekspertë të afirmuar në cështjet e VNM-së dhe VSM-së, përfaqësues nga institucionet shtetërore e ato vendore, si dhe konsulentë të fushës. Përgjatë dy ditëve të trajnimit, ata paraqitën në mënyrë të detajuar për pjesëmarrësit Legjislacionin e ri mbi VNM-në, procedurat e përcaktuara dhe institucionet që marrin kompetenca të reja në këtë drejtim; si dhe Procesin e hartimit të një VNM-je dhe monitorimin e saj gjatë zbatimit të projektit, shoqëruar dhe me punë në grupe mes pjesëmarrësve. Mundësitë dhe pengesat që ka shoqëria civile për përfshirjen në hartimin dhe monitorimin e një VNM-je ishte një nga temat që tërhoqëi më shumë vëmendjen e pjesëmarrësve, të cilët i fokusuan diskutimet e tyre në problemet konkrete që hasin ata për përfshirje në hartimin dhe zbatimin e një VNM-je.

Pjesës teorike të trajnimit iu dha më shumë sens praktik gjatë një vizite në terren, në zonën Shkalla e Tujanit, për të parë më konkretisht se si ishte zbatuar VNM-ja për Rrugën e Arbrit. Pjesëmarrësit, përmes komenteve dhe pyetjeve drejtuar ekspertëve, u përpoqën të kuptonin më shumë mbi të drejtat dhe mundësitë e tyre si shoqëri civile për të vepruar në mbrojtje të mjedisit në vend.