“Menaxhimi i integruar i mbetjeve – Politikat dhe Teknikat”

Written by SENIOR-A on .

mbetjetTrajnim për Ekspertizë dhe Specializim për Menaxhimin Mjedisor të OSHC-ve mjedisore

“Menaxhimi i integruar i mbetjeve – Politikat dhe Teknikat” ishte trajnimi i rradhës, i katërti në llojin e vet, organizuar nga REC Shqipëri, në kuadër të paketës së punës Ekspertizën dhe Specializimin për Menaxhimin Mjedisor të OSHC-ve mjedisore, një nga komponentet e programit "Mbështetje për Organizatat e Shoqërisë Civile në fushën e Mjedisit në Shqipëri (SENiOR-A)", i mbështetur nga Qeveria Suedeze (SËEDEN).

19 përfaqësues të organizatave mjedisore, kryesisht individë të rinj të angazhuar në shoqërinë civile, ndoqën trajnimin intensiv dy ditor me qëllimin për të kuptuar dhe njohur më mirë ciklin e plotë të menaxhimit të mbetjeve në Shqipëri.

Përmes modeleve ushtrimore të ndërthurura me teorinë, të pranishmëve iu transmetuan njohuri të detajuara në lidhje me aspektet ligjore, infrastrukturore, financiare, komunitare të menaxhimit të mbetjeve të ngurta urbane jo-të rrezikshme, si dhe zgjedhjet më të mira të mundshme për vendin tonë. Gjatë diskutimeve dhe trajtimit të rasteve konkrete pjesëmarrësit u përpoqën të identifikojnë dhe të përcaktojnë rolin e tyre si shoqëri civile në këtë proces.

Pjesës teorike të trajnimit iu dha më shumë sens praktik gjatë një vizite në terren, në një nga kompanitë e riciklimit të plastikës, Everest ie. Pjesëmarrësit panë nga afër procesin e plotë të përpunimit të mbetjeve plastike për t’i kthyer në materiale të ripërdorshme dhe zhvilluan një bashkëbisedim me përfaqësuesit e kompanisë, për të kuptuar më shumë se si funksionon në realitet procesi i menaxhimit të mbejteve të ngurta në Shqipëri.