Rishikimi i ligjit per Planifikimin e territorit – Forum diskutimi me aktoret e shoqerise civile dhe botes akademike

Written by SENIOR-A on .

IMG 8704

Me date 11 nentor, 2013, ne mjediset e Hotel “Tirana International” u mbajt nje takim ne lidhje me rishikimin e ligjit per planifikimin e territorit. Te pranishem ne kete takim ishin Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Territorit Znj. Eglantina Gjermeni si dhe Drejtoresha e Agjencise Kombetare te Planifikimit te Territorit, Znj. Adelina Greca se bashku meZv/Ministrin Z. Gjon Radovani dhe Keshilltaren e Ministres Znj. Jonida Ajazaj. Ne kete takim ishin te pranishem dhe nje numer i madh perfaqesuesish te shoqerise civile ne fushen e mjedisit dhe te urbanistikes si dhe perfaqesues te shumte nga institucione akademike qe merren me ceshtjet e urbanistikes dhe planifikimit te territorit. Ky forum diskutues u zhvillua ne kuader te Programit SENiOR-A per forcimin e rolit te Shoqerise Civile ne fushen e mjedisit ne Shqiperi. Pas adresimit qe Ministria i beri kesaj tavoline diskutimi, ne lidhje me sfidat dhe synimet qe Qeveria ka vendosur ne kete fushe, Znj. Greca beri nje paraqitje te shkurter te hapave te ndermarre deri tani si dhe te problemeve qe jane hasur me ligjin e vjeter dhe se cfare synon te permiresoje ligji i ri. Per me teper, ne prezantim u paraqiten dhe hapat qe Ministria do te marre ne periudhen afatshkurter ne lidhje me permiresimin e situates ne planifikimin e territorit. Me pas diskutimi vazhdoi me perfaqesuesit e shoqerise civile te cilet dhane disa sygjerime ne lidhje me procesin si (i) rritja e vemendjes ndaj akteve nenligjore dhe hartimit te tyre; (ii) hartimi i nje ligji qe te jete i qarte dhe per perfaqesuesit e Njesive te Qeverisjes Vendore; (iii) forcimit te nivelit te zbatimit te ligjit; (iv) ndalimit te procesit te legalizimit te ndertimeve te reja etj. Ministria mori angazhimin per te pasqyruar sa me shume keto komente ne hartimin e akteve te reja ligjore dhe i ftoi te gjithe aktoret te jene sa me aktive ne kete proces.