"Qytetari aktive per nje jete te shendetshme"

Written by SENIOR-A on .

Qendra per Kerkim Bashkepunim dhe Zhvillim – CRCD ne bashkepunim me Njesine e Koordinimit dhe Informimit te ngritur ne kuader te projektit " Vezhguesit Qytetare per Shendetin dhe Mjedisin: Nisma per Pergjegjesi dhe Qendrueshmeri (COHEIRS) " zhvilloi diten e premte seminarin tematik me teme " Qytetari aktive per nje jete te shendetshme ", me pjesemarrjen aktive te 70 qytetareve.

"City caffe" ishte metoda e cila bashkoi qytetaret sipas interesave qe ata shprehen dhe tematikave te aktivitetit si: Hapesirat e gjelbera ne qytetin tone, realiteti dhe sfida: Ambientet sportive domosdoshmeri per mireqenien shendetesore: Cilesia e ajrit dhe e ujit e drejte e gjithesecilit: Semundshmeria dhe mjedisi: Mbetjet urbane dhe ndotjet ne mjedis: Politikat lokale dhe mendimi qytetar per struktura gjitheperfshirese si dhe Edukimi social mjedisor permireson bashkejetesen ne komunitet.

Cdo qytetar u ndje i perfshire dhe protagonist dhe ishte hera e pare qe diskutohej ne menyre interactive dhe prezantoheshin konkluzionet nga paneli i qytetareve, i zgjedhur gjate aktivitetit. Ky aktivitet do te pasohet nga disa seminare tematike dhe nje perfundimtar ku rekomandimet e qytetareve do te adresohen ne nivel local, kombetar dhe nderkombetar, nen asistencen e kompanive dhe organizatave europiane te specializuara per lobimin qytetar.

Qendra per Kerkim Bashkepunim dhe Zhvillim – CRCD ne Vlore