Shtimi i hapsirave te gjelbra ne shkolla

Written by SENIOR-A on .

hapsirat e gjelbra

Realizimi i aktivitetit me nxenes te shkolles se mesme Said Najden dhe Child Leader Grup "Zeri 16 + Peshkopi" ne bashkepunim me shoqaten "Gruaja Nene dhe Edukatore",realizuar me 11.tetor, 2013 kishte te bente me temen e gjelberimt dhe mbrojtjes se mjedisit si dhe nxitjen e te rinjeve per perkujdesje ndaj mjedisit si dhe perhapjen e pervojave me te mira te CLG "Zeri 16 +....Peshkopi" ne nismen per shtimin e gjelberimit ne shkolla.

Ne kete takim moren pjese nxenes te shkolles se mesme "Said Najdeni" Peshkopi dhe te shkollave te tjera te qytetit qe jane anetare dhe vullnetare te CLG "Zeri 16 + Peshkopi"

Ne kete takim, i cili u lehtesua nga zj Margarita Markja, u trajtua ceshtja e mbrojtjes se mjedisit si nje nga te drejtat qe duhet te gezojne femijet dhe banoret e qytetit.

Femijet me punen e tyre treguan kendveshtrimin dhe pikpamjet e tyre ne lidhje me kete teme dhe treguan gadishmerine e tyre per tu perfshire ne aktivitete qe kane ne fokus shtimin e mjediseve te gjelberta ne shkolle dhe jashte saj, si dhe teguan mbi ekskeriencat e tyre personale dhe ne grup

Femijet e zerit 16 + ...Peshkopi, treguan se si ne muajin prill ata mbeshtetur nga Save the Children realizuan nje projekt qe promovonte mbrojtjen e mjedist dhe shtimin e bimeve te gjelberta brenda dhe jashte shkolles.

Ata treguan se shkolla e tyre e ndertuar rishtazi, ishte vetem mure dhe beton dhe nuk percillte asnje mesazh miqesor per mjedisin dhe keshtu ata bene nje miniprojket per te promovuar rendesine e mjedisit te gjelbert dhe njekohesisht ata siguruan shume vazo me bime te gjelbra .

Ajo qe eshte shume e rendesishme, thane ata, eshte fakti qe kjo nisme e tyre u perkrah nga nxenes te shkollave te cilet sollen nga shtepite e tyre lule te cilat i vendosen ne ambjentet e klasave.

Fal veprimtarise se ketyre nxenesve shkolla "Said Najdeni" eshte zbukuruar me bime te gjelbra brenda ambjenteve te shkolles, por fatkeqesisht jo jashte saj.

Ata mendonin se nje nisme e tille duhet dhe ne shkollat e tjera, se pari sepse kjo eshte primare per nje shendet te mire te femijeve , dhe se dyti sepse ka dhe vlera edukative qe promovojne ndjenjen e perkujdesjes ndaj mjedist rrethues.

Eshte emocionues fakti qe femijet kishin informacione te shumta rreth ceshtjeve sic jane shpyllzimet, mbetjet , erozioni etj

Eshte e domosdoshme qe ky informacion dhe emergjia e vullneti i femijeve te kanalizohet ne aktivitete dobiprurese.

Margarita Markja