Seminari "Dieta kundër kancerit të gjirit"

Written by SENIOR-A on .

Ushqimet me yndyrë, të skuqura dhe pikante, konsumimi i një sasie të madhe të mishit dhe ngrënia në sasi të vogla të frutave dhe perimeve, janë ndër shkaktarët kryesorë të kancerit të gjirit. Këto dhe të tjera tema u trajtuan në seminarin me temë:"Dieta kundër Kancerit të Gjirit".

Seminari u organizua nga IEP me mbështetjen e Universitetit Zoja e Këshillit të Mirë, ne kuader te programit programit SENIOR-A nga Qendra Rajonale e Mjedisit Shqipëri (REC) dhe në kuadër të fushatës sensibilizuese për kancerin e gjirit dhe javës vegjetariane, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për mënyrën e të ushqyerit si faktor risku në kancerin e gjirit.

Seminari u mbajt nën kujdesin e Rektorit të Universitetit "Zoja e Këshillit të Mirë", Prof.Polo Ruatti, i cili u shpreh për rëndësinë e parandalimit të kësaj sëmundjeje, në kuadër të fushatës sensibilizuese për kancerin e gjirit.

Ndër të tjera në seminar u përmendën studimet e fushës dhe interesi që paraqet dieta në parandalimin dhe kurimin e kancerit të gjirit dhe kancerëve të tjerë në përgjithësi.

Endri Haxhiraj, IEP