Ekspozita "Vlora Sot-Vlora SEEP"

Written by SENIOR-A on .

seep

Aktiviteti "Ekspozita Vlora Sot-Vlora SEEP" eshte pjese e projektit "Per nje te ardhme te gjelbert" financuar ne kuader te programit SENiOR-A dhe ka per qellim te terheqe vemendjen e qytetareve dhe pushtetareve per nje mjedis me te mire, per nje Vlore ndryshe, me me teper gjelberim.

Ekspozita u realizua me punimet artistike te te rinjve aktiviste te SEEP te cilet paraqiten artistikisht me pktura, vizatime dhe makete mjediset e qytetit tone ne gjendjen e tyre aktuale dhe paralelisht edhe modelin e tyre sesi ata do ta deshironin mjedisin e qytetit te tyre.

Kjo ekspozite me temen "Vlora Sot-Vlora SEEP" hapet per here te dyte per qytetaret e Vlores. Keto dhe te tjera punime artistike ishin pjese e ekspozites se madhe qe u organizua nga UNDP dhe Ministria e MJedisit me 24 Maj 2013 me rastin e "Dites se Biodiversitetit" ku nje nga pikturat e SEEP u vleresua me Vendin e Dyte nga komisioni i vleresimit.

Ekspozita u realizua ne trotuarin e bulevardit te qyetit ne oren 10:00-13:00 ne nje dite te bukur me diell dhe me shume kalimtare te rastit dhe vizitore qe ndoqen me vemendje punimet artistike te shoqeruar edhe nga aktivistet e SEEP te cilet ju shpjegonin mesazhin qe duan te percjellin te rinjte ne komunietet dhe qeveri per nje mjedis me te paste, me te bukur dhe me te shendetshm per te gjithe.

Te rinjte aktivist, krahas punimeve artistike, per te shfrytezuar rastin, realizuan edhe nje sfilate me veshje te krijuara me materjale te riciklueshme, per te terhequr vemendjen e qytetareve per vleren e riciklimit te mbetjeve. Njekohesisht u ekspozuan e dhe kater kazana per mbetjet dhe u demostrua disa here perpara publikut ndarja e diferencuar e mbetjeve.