"Te veprojme se bashku per nje mjedis te gjelber e te shendetshem"

Written by SENIOR-A on .

Mbi realizimin e dy tryezave dialogurse me femije e te rinj te shkollave 9- vjecare” Selim Alliu”, “Irfan Hajrullai” dhe shkolles se mesme “ Nazmi Rushiti”e”Sait Najdeni” ne zbatim te Projektit:”Te veprojme se bashku per nje mjedis te gjelber e te shendetshem” I shoqates “Gruaja Nene dhe Edukatore” ,realizuar ne datat 8 dhe 9 netor 2013 Qellimi i ketyre tryezave ishte nxitja e reagimit te femijeve dhe te rinjve permes debatit per ceshtje mjedisore sic jane ndotja, mbrojtja nga demtimi, gjelberimi i ambjeteve perreth, demi nga mjedisi i ndotur dhe dobia nga mjedisi i gjelberuar dhe i paster etj Ne keto takime moren pjese 60 te rinj te moshave nga 10 deri ne 18 vjec Metodologjia e ndjekur Intervistimi dhe debate mes te rinjeve, pune ne grup dhe individuale Femijet dhe te rinjte u njohen me qellimin e takimit dhe u ftuan te japin opinionin e tyre ne lidhje me ceshtjen e mbrojtjes se mjedisit nga demtimi dhe perkujdesja per te dhe nga femijet dhe te rinjte Femijet sollen eksperiencat e tyre ne lidhje me : mjedisin familjar, mjedisin ne shkolle dhe mjedisin nderkomunitar Po ashtu ata manifestuan dhe shume njohuri te tyre ne lidhje me ceshtjet mjedisore te marra ne kurrikula te ndryshme shkollore. Femijet kishin interes ne kete fushe madje disa perj tyre u referoheshin dhe shume ngjarjeve qe kane te bejne me ndotjet mjedisore te ndodhura kohet e fundit , sic jane shperthimet e cisternave naftembajtese ne dete, shperthimet e qendrave berthamore, por ata ishin dhe shume te informuar per ceshtje mjedisore qe ndodhin perrreth nesh ne ambjentin ku ne jetojme cdo dite Vete femijet ne diskutimet e tyre tregonin qarte se njohurite e tyre nuk ishin te pakta ne lidhje me informacionin qe ata kane mbi faktoret qe demtojne mjedisin, por jo vetem kaq ata flisinin dhe per pasoja ne shendetin dhe jeten e tyre Ne lidhje me pyetjenn se si e shohin ata ambjentin perreth tyre ata thonin se ambjenti ne qytet ndahet ne dy pjese, brenda famijeve dhe jashte tyre , dhe qe te dy ambjentet kane pamje te kunderta Brenda familjes ka shume rregull, pasterti dhe gjelberim ndersa jashte saj nje pakujdesi e madhe ne mrojtjen e mjedisit dhe mjedis me mbetje gjithekund. Ashtu si dhe ne takimet e para dhe ne dy takimet e rradhes femijet pranuan se ata manifestojne dy sjellje te ndryshme, ndryshe ne ambjentin familjar dhe ndryshe ne ambjentin shkollor dhe nderkomunitar. Femijet thone se ne shtepite e tyre ata kujdesen per mbajtjen paster te ambjentit rrethues, se ne familjet e tyre atyre u caktohen ca rregulla ne lidhje me mbajtjen paster te ambjentit brenda saj . E kunderta ndodh ne shkolle ku femijet nuk jane perpara kerkesave te tilla , ose edhe nese behen keto kerkesa nuk insistohet qe te zbatohen me korrektesi Po ashtu ne shkolle nuk ka kosha mbeturinash, po dhe ne raste qe vihen ndonjhere ato jane te vegjel ose demtohen lehte nga femijet Ne oborr nuk ka kosha , as mesues qe ndjekin pastertine e shkolles, nuk ka “masa disiplinimi”per femijet qe demtojne shkollen. Per me keq ne ambjentet e komunitetit, te gjithe jane te lire te veprojne si te duan, dikush nxjerr mbetjet e perdorimit shtepiak dhe i hedh ne cdo vend, ose tregetaret ambulant pasi mbarojne aktivitetin e tyre ditor, lene mbeturina. Pervec kesaj femijet kane konstatuar se ka shume pak lule ne lulishte, per te mos thene fare. Ata thone se kane lende shkollore ku mund te bejne sherbime komunitare dhe kete ata mund ta shfrytezojne per mbjelljen e luleve, ose bimeve dekorative ne shkollat e tyre. Ata mendojne se dhe Bashkia duhet te luaje nje rol dhe me te madh ne mbrojtjen e mjedisit dhe ne shtimin e gjeleberimit kudo Femijet u pyeten se cfare do te rekomandonin ata per te permisuar situaten dhe ata sugjeruan: Te organizohen dite vullnetare per pastrimin e ambjenteve te shkolles /lagjes se tyre Duke qene se jane vete banoret ata qe ndotin ambjentin duhet qe vet ata te ndergjegjesohen per pasojat e nje mejdisi te ndotur Ndergjegjesim i mesuesve dhe nxenesve per mbajtjen paster te mejdisit Organizatat/institucionet te organizojne aktivitete qe shtojne gjelberimin dhe ndergjegjesojne komunitetin. Nxenesit duhet te ndergjegjesohen se me mbrojtjen e medisit , mbrojne shendetin e tyre. Te organizohen aksione massive ne mbrojtje te mjedisit. Shtimi i mjedisit dhe paksimi i ndertimeve Te shperndahen modelet pozitive Femijet te ndihmojne ne shkolle per mbajtjen paster te mjedisit dhe shtimin e gjelberimit. “te dashur nxenes shkolla eshte shtepia juaj e dyte dhe per kete duhet te ndergjgjesoheni dhe ta mbani paster ate”“stop letrat ne shkolle”etj Debatet mes femijeve dhe te rinjeve ishin miqesore dhe femijet treguan jo vetem shqetesimin e tyre por dhe gadishmerine per te kontribuar ne kete fushe. Margarita Markja Moderatore takimit