Mjedisi është shtepia jonë e përbashkët – Le ta mbrojme atë

Written by SENIOR-A on .

  aarhusii

Qendra e Informacionit Aarhus Vlorë, me mbështetjen dhe financimin e Agjensisë Rajonale të Mjedisit (REC), projekti SENiOR-A, në kuadër të projektit “Eko-Klubet Rinore – një nismë e re për përmirësimin e mjedisit”, dhe në mbështetje të nismës “Ta pastrojmë Shqipërinë në një ditë ka organizuar sot një sërë aktivitetsh ndërgjegjësimi dhe sensibilizimi me nxënës të shkollave: - 9-vjeçare “Lef Sallata” në qytetin e Vlorës, - Të mesme “Hasan Pulo” në Orikum - Të mesme “Pilo Prifti” Novosele - 9-vjeçare “Nikolla Xhuveli” në Nartë. Janë organizuar pastrime të territorit të shkollave përkatëse, të territorit afër shkollave, të lagjeve dhe qendrave te qyteteve Orikum, Vlorë, si dhe në fshatrat Nartë dhe Novoselë. ketyre aksioneve iu janë bashkangjitur edhe përfaqësues te pushtetit vendor, si Kryetari i Bashkisë Orikum, z. Gëzim Capo, Nënkryetari i Komunës Qendër, z. Xhafer Anija si dhe qytetarë të thjeshtë, e dashamirës të mjedisit. Qëllimi i aktiviteteve të koordinauara në komunitete të ndryshme ishte ndërgjegjësimi i qytetarëve dhe sidomos i vendim-marrësve për t’i dhënë prioritet mbrojtjes dhe kujdesit për mjedisin. Gjithashtu kjo inisiativë e sotme përkon me Iniciativën e ndërmarrë nga Qendra e Inoformacionit Aarhus Vlorë për krijimin e rrjetit te Eko – Klubeve Rinore, si një strukturë e qëndrueshme me të rinj dhe aktivistë të mjedisit, duke anëtarësuar në çdo kohë të rinj të tjerë, aktivistë, ambjentalistë e qytetar të përkushtuar për të mbrojtur mjedisin. Eko-Klubet Rinore janë struktura të cilat do të shërbejnë për të ndërgjegjësuar aktorët lokal vendim-marrës dhe qytetarët me anë të aksioneve konkrete në mbrojtje të mjedisit. Qendra e Informacionit Aarhus në kuadër të këtij projekti do të vazhdojë të bashkëpunojë me të gjithë të rinjtë e përkushtuar për mjedisin me qëllim që strukturat e Eco-Clubeve Rinore të jenë sa më aktive dhe gjithëpërfshirëse. Kjo atmosferë do të vazhdojë dhe ky bashkëpunim do të rritet në të ardhmen duke vijuar me takime të tjera në Qarkun e Vlorës. Aktivitetet pastruese të ambienteve përreth shkollave dhe lagjeve afër shkolla u realizun me moton: “Mjedisi është shtepia jonë e përbashkët – Le ta mbrojme atë”.