Fuqizohen klubet ekologjike të shkollave 9 vjeçare të qytetit të Beratit

Written by SENIOR-A on .

Qendra Mjedisore për Mbrojtje, Edukim dhe Rehabilitim (EPER) realizoi sesionet e trajnimit “Puna në Kopshtet Ekologjike të Shkollave” me anetarët e klubeve ekologjike të shkollave 9 vjeçare “22 Tetori” dhe “1 Maji” të qytetit të Beratit. Ishin 20 nxënësit e klubeve ekologjike të secilës prej shkollave të përfshira në këtë aktivitet, të cilat realizuan 4 sesione trajnimi. Për 2 ditë rresht fëmijët rritën kapacitet e tyre në drejtim të aspekteve strukturore / organizative të klubit ekologjik të shkollës, ndërtimin e planit të aktivteteve të klubit ekologjik të shkollës, elementët përbërës të një kopshti (fidanishte) ekologjike, puna në fidanishten e shkollës. Gjithashtunë kuadër të fuqizimit të kulbeve ekologjike të shkollave 9 vjeçare “22 Tetori”dhe “1 Maji” të qytetit të Beratit, më 23 Janar 2013 u realizua vizita studimore në fidanishten “ARGENT” pranë qytetit. Vizita studimore shërbeu që 40 fëmijët të mësonin praktikisht punën në një fidanishte, të mësonin për bimët e një fidanishteje, mënyrën e rritjes dhe zhvillimit të tyre, marketingun florial dhe të tjerë element të nevojshëm për punën në një fidanishte. Vizita ndihmoi në krijimin e një lidhje më të fortë fëmijë – kopësht ekologjik. Ky aktivitet u realizua nga “Qendra Mjedisore për Mbrojtje, Edukim dhe Rehabilitim” (EPER) dhe Bashkia Berat në kuadër të projektit “Shkollat Ekologjike në Qytetin Tim”. Ky projekt është bërë i mundur nga një grant i REC në kuadër të programit SENiOR-A “Mbështetje për Organizatat Mjedisore të Shoqërisë Civile në Shqipëri”. Ky program është financuar nga Qeveria Suedeze. Për më shumë rreth këtij aktiviteti mund të vizitoni: https://www.facebook.com/media/set/?set=a.704228022930984.1073741841.214567361897055&type=3