Takimi i OJF Hydra me Federaten e Peshkatareve te Ujerave të Brendshem ne lidhje me permiresimin e menaxhimit te ketyre ujerave

Written by SENIOR-A on .

d

Me date 25 shkurt, OJF "HYDRA" organizoi ne mjediset e Organizates se Menaxhimit te Peshkimit Shkoder nje takim te zgjeruar te 25 perfaqesuesve nga Organizatat qe menaxhojne peshkimin ne liqenet e Shkodres, Ohrit, Prespes, Fierzes dhe Ulzes. Ne kete takim u diskutua mbi mundesine e forcimit te Federates se Ujerave te Brendshme qe sapo eshte ngritur dhe per te forcuar bashkepunimin mes ketyre aktoreve te rendesishem ne menaxhimin e liqeneve respektive. Disa nga temat te cilat u ngriten ne trajnim kishin te benin me gjendjen aktuale ne secilin nga liqenet, veshtiresite qe hasin peshkataret nga peshkimi ilegal dhe menyren e funksionimit te federates ne te ardhmen per te rritur zerin e saj ne vendimmarrje dhe ne komunikimin me pushtetin vendor dhe qendror. Ekspertet nga HYDRA dhane disa alternative sesi ne te ardhmen mund te forcohet bashkepunimi mes OMP-ve dhe bashkepunimi mes tyre dhe aktoreve te tjere qe veprojne ne keto liqene. Si shembull i mire u permend rasti i Shkodres ne te cilin OMP ka zgjeruar kompetencat ne trupa ujore te tjere, ka nje anetaresi te qendrueshme dhe ka filluar dhe aktivitete dytesore si tymosja e peshkut. Keto aktivitete ndihmojne ne rritjen e qendrueshmerise financiare dhe te ligjshmerise se OMP per te bashkemenaxhuar trupat ujore respektive. Ky takim u vleresua nga pjesemarresit dhe mendohet qe me forcimin e Federates do te jete i pervitshem. Ky takim u mundesua nga nje grant qe po zbatohet nga HYDRA ne kuader te programit SENiOR-A te REC Shqiperi me financim te SIDA