Ndertohet fidanishtja e pare ekologjike ne shkollat 9 vjecare ne Shqiperi

Written by SENIOR-A on .

111111111111111

Ne shkollen 9 vjecare “1 Maji” te qytetit te Beratit, perfundoi ndertimi i fidanishtes se pare ne nje shkolle 9 vjecare ne Shqiperi. Ndertimi i kesaj fidanishte ka per qellim te kontribuoje ne shnderrimin e shkollave 9 vjecare ne shkolla ekologjike. Fidanishtja ekologjike shtrihet ne pjesen jugore te oborrit te shkolles 9 vjecare “1 Maji” ne Beratit, me nje siperfaqe prej 220 m2. Ajo u ndertua mbi nje mocalishte, e cila pas nderhyrjeve inxhinjerike eshte shnderruar jo vetem ne nje laborator ekologjik per femijet e shkolles por edhe ne nje vend rekreacioni per komunitetin per rreth. Ne brendesi te saj jane te vendosura rreth 1500 fidane te 30 llojeve te ndryshme te bimeve dekorative. Rreth 450 fidane jane vendosur ne serren e fidanishtes, ndersa pjesa tjeter eshte mbjelle ne mjedisin e jashtem te saj. Pervec serres 16 m2 e cila sherben si nje dhome laboratori ekologjik per shkollen, me stenda dhe tavolina pune, fidanishtja eshte e paisur me mjete didaktike per femijet, si: lopata, kazma, capa, krehera, bela, karroca, vaditese, kunja per mbjellje apo vazo te permasave te ndryshme. Mbi 90 % e materialeve te perdorura per ndertimin e saj, jane materiale te riciklueshme (metale, drure dhe plastike). Ndertimi i fidanishtes ne shkollen 9 vjecare “1 Maji”, ndihmon ne rritjen e biodiversitetit urban dhe krijimin e korridoreve te gjelberta brenda qytetit te Beratit. Paralelisht me efektet ne mjedis, fidanishtja ekologjike e ndertuar, do te mundesoje gjenerimin e te ardhurave per shkollen nga shit-blerja e luleve dhe drureve dekorative te fidanishtes, duke kontriubuar ne decentralizimin financiar te shkolles. Ajo vjen edhe ne kuader te nismes se Qeverise Shqipetare per shkollen si qender komunitare nje shkolle miqesore per te gjithe, ku edhe mjedisi i shendetshem ze nje vend te rendesishem ne kete program. Ndertimi i shkollave ekologjike nepermjet praktikave mjedisore fitmprurese, shnderron edukimin mjedisor dhe sherbimet mjedisore per shkollen ne me eficente dhe me te qendrueshme. Gjithashtu aplikimi i invesimeve ekologjike per shkollen krijon nje lidhje me te forte femije – mjedis, si edhe rrit aftesine dhe veprimet e mira te femijeve per mjedisin. E gjitha kjo kontribuon ne shnderrimin e edukimit mjedisor nga nje nga edukim formal ne nje edukim joformal, me ndikime te jashtezakoshme edhe per tej shkolles. Ndertimi fidanishtes ne shkollen 9 vjecare “1 Maji” vjen pas ndertimit te klubeve ekologjike te shkollave ku po realziohet ky investim dhe ngritjes se kapaciteteve lokale per te perqasur skema inovative per shkollat ekologjike ne Shqiperi. Qendra EPER ne bashkpunimin me Institutin e Zhvillimit Arsimit po pergatisin udhezuesit, “Kopshti Ekologjik i Shkolles” per mesuesin dhe “Kopshti Ekologjik i Shkolles” per nxenesin. Keto udhezues do te ndihmoje aktoret e shkolles ne realizimin e sherbimeve te nevojshme per mirembajtjen e fidanishtes se ndertuar. Gjithashtu ka filluar procesi i realizimit te marrveshjeve te bashkpunimit midis shkolles dhe bizneseve te gjelberimit ne rajonin e Beratit. Fidanishtja ekologjike e shkolles 9 vjecare "1 Maji" ne Berat, u ndertua nga Qendra Mjedisore per Mbrojtje, Edukim dhe Rehabilitim (EPER) dhe Bashkia Berat, ne kuader te projektit “Shkollat Ekologjike ne Qytetin Tim”. Ky projekt eshte bere i mundur nga nje grant i REC ne kuader te programit SENiOR-A “Mbeshtetje per Organizatat Mjedisore te Shoqerise Civile ne Shqiperi”. Ky program eshte financuar nga Qeveria Suedeze.