Se bashku per jetëgjatësinë së mjedisit që na rrethon

Written by SENIOR-A on .

1

Ishte ky postulat që shoqëroi aktivitetin e trete te datës 15 prill 2014,ne kuader te projektit “ Te gjithe meritojme mjedis me te shendetshem” ,projekt i mbeshtetur nga REC Shqiperi. Ky takim u zhvillua ne lagjen e romëve, në Levan, në vazhdim të bashkëpunimit të shoqatës “Mjedisi dhe zhvillimi social” me banorët e kësaj lagjeje. “Tashmë duhet të hedhim hapa të tjerë konkretë bashkëpunimi, - theksoi drejtuesja e shoqatës Valbona Merkaj .-Jemi këtu për të kërkuar ndihmën tuaj në përgatitjen e koshave të mbeturinave, apo stolave, për të pasuruar mjedisin rreth kopshtit”. Banorët më të vjetër: Sadushi , Latifi, Refiti , por dhe më të rinjtë tundin kokën në shenjë pohuese sikur duan të thonë “Po ne jemi shquar për ustallarë”. Adi Selimaj thekson”- Tradita e punimeve të tilla si :saldim, ngjitje, punim teneqesh e materialesh të ndryshme, nuk ka humbur në komunitetin tonë.Ndryshe nga prindërit tanë ,ne kemi frekuentuar Qendrën e Formimit Profesional ku i kemi mësuar dhe me baza shkollore këto profesione”. “Mbase duke i ndërtuar vetë do ta kemi më të vështirë të mos i mirëmbajmë,” – thotë Sandri, një djalë tjetër , i cili ka frekuentuar të njëjtin kurs profesional. Për mbështetje në këtë punë u angazhuan dhe banorë të tjerë si Margarita Dulaj, Reisi, bashkëshorti i saj që kujdeset dhe për mirëmbajtjen e kësaj qendre dhe shumë të tjerë.