Nenshkruhet Mareveshja e bashkepunimit midis AKT-se dhe INCA-s

Written by SENIOR-A on .

iii

Dita Boterore e Mjedisit, 5 qershori u caktua si Dita Boterore e Mjedisit ne vitin 1972, nga Asambleja e Pergjithshme e OKB-s me qellim per te shtuar vetedijen rreth ceshtjeve te mjedisit dhe per te terhequr vemendjen politike ndaj ketyre ceshtjeve si dhe per te nxitur veprimin individual ne kete drejtim. U zgjodh kjo date sepse perkon me diten e hapjes se Konferences se Kombeve te Bashkuara mbi Mjedisin, qe u mbajt ne vitin 1972 ne Stokholm, nen udheheqjen e Programit Mjedisor te Kombeve te Bashkuara (UNEP). Qellimi i kesaj ngjarje eshte te nxise aktivitete dhe aksione per te arritur ndryshime pozitive ne mbrojtjen e mjedisit. Kjo dite zakonisht percillet me nje tematike te caktuar. Ne te kaluaren tema te kesaj ngjarjeje kane qene kujdesi per token dhe ujin, mbrojtja e shtreses se ozonit, ndryshimet klimatike dhe zhvillimi i qendrueshem, duke patur gjithnje ne fokus ruajtjen e shendetit njerezor. Tema e ketij viti eshte “Ngri zerin tend, jo nivelin e detit”. Ne kete kuader, ne mbare boten organizohen aktivitete ndergjegjesuese ne ruajtje te mjedisit. Agjencia Kombetare e Turizmit (AKT) dhe Instituti per Ruajtjen e Natyres ne Shqiperi (INCA), me rastin e Dites Boterore te Mjedisit dhe ne kuader te promovimit te natyres shqiptare dhe vlerave te saj, nenshkruan nje mareveshje bashkepunimi, e cila ka ne themel te saj bashkepunimin ne kuader te zhvillimit, promovimit dhe ruajtjes se vlerave natyrore te Zonave te Mbrojtura te Shqiperise, te promovoje aktivitetet dhe projektet per zhvillimin e qendrueshem te turizmit dhe kryesisht ato me baze natyrore, te mbeshtese dhe promovoje zonat e mbrojtura dhe aktivitetet turistike qe zhvillohen ne to, etj. Per Agjencine Kombetare te Turizmit marreveshja u firmos nga Drejtoresha e Pergjithshme e ketij institucioni, Znj. Julinda Dhame, kurse per INCA-n nga Presidenti i Bordit te Menaxhimit te INCA-s Z. Zamir Dedej. Me kete rast u shfaqen edhe dy spote me interes, ai i turizmit dhe spoti i zonave te mbrojtura. Gjithashtu drejtuesit e dy institucioneve prezantuan edhe politikat qe do te ndiqen ne zhvillimin e turizmit si dhe aktivitetet qe do te zhvillohen ne zonat e mbrojtura shqiptare.