Berati feston 5 Qershorin, Diten Boterore te Mjedisit

Written by SENIOR-A on .

berat

Ne qytetin e Beratit u realizua festa e 5 qeshorit 2014, dites boterore te mjedisit. Aktiviteti filloi me realizimin e mbjelljes se lulishtes perpara biblotekes se qytetit te Beratit nga ana e femijeve te klubeve ekologjike te shkollave 9 vjcare te qytetit. Nen sloganin “Arkitektura e Gjelbert ne Qytetin Tim” femijet e klubeve ekologjike realizuan mbjelljen e bimeve dekorative te prodhuara nga fidnaishtet e shkollave, si: abelia, hedera, verbana, tespi, evonimus etj. I gjithe ky proces u ndihmua nga vullnetaret e qendres EPER dhe punetoret e nderrmarrjes se gjelberimit te Bashkise Berat. Gjithashtu ne frymen per te gjelberuar qytetin e Beratit, femijet e klubeve ekologjike realizuan vizita ne institucionet lokale dhe dhuruan vazo me lule per keto insitucione. I gjithe aktiviteti u shoqerua me nje fushate ndergjegjesimi qe femijet realizuan me qytetaret, ku mbrojtja e mjedisit nepermjet mbjelljeve shoqeroi te gjithe kete aktivitet. Aktiviteti sherbeu per promovimin e fidanishteve te shkollave si nje kontributore e rendesishme e rritjes se biodiversitetit urban te qytetit te Beratit. Festa e 5 qershorir 2014, dites boterore te mjedisit, ne qytetin e Beratit u realizua nga Qendra Mjedisore per Mbrojtje, Edukim dhe Rehabilitim (EPER) dhe Bashkia Berat, ne kuader te projektit “Shkollat Ekologjike ne Qytetin Tim”. Ky projekt eshte bere i mundur nga nje grant i REC ne kuader te programit SENiOR-A “Mbeshtetje per Organizatat Mjedisore te Shoqerise Civile ne Shqiperi”. Ky program eshte financuar nga Qeveria Suedeze.