Rritje e ndergjegjesimit te te rinjve per rolin e tyre ne mbrojtjen e mjedisit

Written by SENIOR-A on .

q

Nje model i krijuar ne shkollen 9 vjecare “Emin Duraku” me nxenes te informuar dhe trajnuar per klasifikimin e mbetjeve te ngurta per riciklim qe ne burim. U vendosen 4 kosha dhe poster sensibilizues ne mjediset e shkolles “Emin Duraku” per vecimin e mbetjeve te plastikes, letres, qelqit dhe metalit.Gjithashtu u realizua nje trajnim me nxenes te klases se 4 (kater) “Emin Duraku” ku ishin prezent 35 nxenes te cilet u trajnuan per ndarjen dhe klasifikimin e mbetjeve te ngurta qe ne burim.Gjate trajnimit ekspertja e mjedisit shpjegoi teknikat e riciklimit ,benefitet e riciklimit si dhe demet qe shkaktohen ne mjedis nga mos riciklimi i mbetjeve te ngurta. Gjate trajnimit u shperndane broshura tek nxenesit dhe u prezantuan materiale qe nxenesit kishin krijuar paraprakisht me mbetjet e riciklueshme. Veprimtaria ka karakter te mirefillte edukues, te rinje ndergjegjesohen per rolin e tyre aktiv ne mbrojtjen e mjedisit,trajnimi u karekterizua nga pyetje –pergjigje te shumta ne lidhje me temen e trajtuar. Pas trajnimit ne klase u be demostrimi ne oborrin e shkolles ne te cilen moren pjese dhe nxenes te klasave te tjera.Ekspertja udhezoi nxenesit per ndarjen e mbeturinave sipas ndarjes respective ne koshat perkatese. Aktiviteti u shoqerua me nje konkurs per vizatimin me te mire me teme:Faleminderit qe Ricikloni!Fituesi i konkursit do shpallet ne trajnimin pasardhes si vizatimi me i mire. Ky aktivitet do te sherbeje si hap i pare per veprimtari te metejshme ne kete drejtim,prane shkolles “Emin Duraku”.Aktiviteti u mbeshtet nga programi Senior-A financuar nga Qeveria Suedeze dhe me mbeshtetjen e Qendres Rajonale te Mjedisit REC Shqiperi.