Vazhdon shakterrimi i Lumit te Gostimes ne Gaferr te Librazhdit

Written by SENIOR-A on .

Gostima tek Guri i Pellumbit

Vazhdon shakterrimi i Lumit te Gostimes ne Gaferr te Librazhdit

Qarku i Elbasanit eshte perçaktuar si nje destinaçion turistik dhe ne vitin 2001 UNDP, ka investuar per mbrojtjen e kesaje zone nderkohe shkaterrimi i mjedisit,po vazhdon ne menyre galopante sidomos shkaterrimi i flores dhe faunes ne Sopot te Librazhdit.
Prej muajesh flitet per konçesionet e HEÇ-ve,u fol dhe per heqjen e ktetyre konçesioneve.
Jane banoret e dy fshatrave qe protestojne dhe ndjehen te shqetesuar per asgjesimin e kesaje flore dhe faune,ku bashke me to edhe njerezit ne nje dite do te vdesin.
Fshati Sopot perbeht nga dy fshatra Gaferr dhe Sopot,ben pjese ne Komunen Stravajt te Librazhdit. Nje fshat qe ka nje drejtim turistik dhe ben pjese ne Zonen e Mbrojtur 300 hektare, ku rritet nje flore dhe nje faune shume e çmuar dhe jo pa qellim eshte shpallur Zone e Mbrojtur,Rezerve Natyrore e Menaxhuar sipas I.U.Ç.N. ne 16 shkurt 1996. Shoqata Egnatia dhe nje grup speçialistesh kane propozuar qe kjo zone te zgjerohet edhe me shume.

Madje ka qene dhe UNDP qe ka zbatuar nje projekt nepermjet Shoqates “Egnatia” ne vitin 2001 per ruajtjen e flores dhe Faunes,por qe sot as qe behet fjale per investime ne lidhje me biodiversitetin. Siperfaqja pyjore turistike eshte 5490 hektare Nga te gjitha anet ka pyje dhe kullota alpine ne Malin Plak,Malin e Polisit, Gurin e Pellumbit,Malin e Gaferrit,Lukoven kudo shikon fusha pa mbarim.

Ndertimi hidroçentraleve po merr te gjithe ujin e Lumit te Gostimes,ne te çilin rritet trofta e veçnate ne Ballkan.Po keshtu edhe ne Sopot ne Gurrat e bukura te saj po ndertohet tjeter hidroçentral. Te gjitha keto ujra po merren me tuba,jane me dhjetra speçialiste dhe projektues qe i kane rene kryq e terthor gjithe kesaje zone qe nga Guri i Pellumbit dhe deri ne kufi me Polisi Vilanin per te marre çdo pike uji.

Sipas biologut dhe ing. Bakram Kullolli, i çila ka hartuar dhe projektin turistik te zones,Sopoti eshte nje zone me biodiversitet te larte dhe ka mbi 110 lloje te bimeve mediçinale.mundet te permendim ‘Yllin e Alpeve” qe rritet vetem ne Sopot dhe eshte i vetmi ne Ballkan qe rritet ne Malin e Sopotit.po keshtu “Zambakun Shqiptar” qe rritet ne kete zone.

Gjithashtu jane mbi 40 bime dhe speçie(popullata) qe paraqesin rrezik te zhduken dhe propozohen te futen ne librin e kuq.ne kete zone rriten kaprolli,dhia e eger,gjeli i eger,thellenza,zardafi,trofta,ketri,maçja e eger,nusja e lales, artini,blini,meshtenka, dellinja e kuqe,dellinja e zeze,pisha,bredhi, paja,tisi,rrobulli, geshteja e eger etj.

Nje pasuri e çmueshme eshte edhe uji I Gostimes ku rritet trofa,uje qe rrjedh nga burimet e malit te Gurit te Pellumbit dhe Malesise se Nenzes,si dhe Lumit te Shrebeniçes mund te permendim ujrat termale me veti kuruese per mjaft te semure,qe vizitohen nga mjaft njerez,por kjo vetem ne vere dhe ne menyre primitive,sistemimi i tyre do te bente edhe frekuntimin per turizem dhe sherim.

Por HEÇE-t po I marrin frymen, Librazhdi po kthehet ne nje kolaps jane 84 HEÇE duke filluar qe ne Parkun Kombetar dhe ne te gjitha Zonat e Mbrojtura dhe fshatrat e ketij rrethi. Sipas Inxhinierit Fatmir Brazhda i bie qe per çdo 1.2 kilometra te kete nje hidroçentral ne Librazhd.

Agim Blloshmi

Kryetar Shoqates Egnatia