Takime me Aktore te Ndryshem

Written by SENIOR-A on .

Gjate periudhes prej fillimit te Projektit ne muajin maj te ketij viti deri tani Klubi Ekologjik Elbasan eshte perpjekur te zbatoje Planin e Punes te hartuar per kete qellim. Projekti "Se bashku nje sy per mjedisin" filloi me ngritjen e dhe funksionimin e Grupit te Punes, i cili u konsolidua me mire ne muajin korrik dhe vazhdon t'i kryej detyrat rregullisht. Ne kete grup pune jane aktivizuar edhe vullnetare nga rinia shkollore qe jane te gatshem ne çdo kohe per dhenien e kontributeve per mbarevajtjen e projektit si per vezhgimet ne terren ashtu edhe per aktivizimin ne takimet e ndryshme me operatorim Kurum International si dhe institucionet shtetrore qe kane te bejne me te.

Qe ne fillim te zbatimit te projektit Klubi Ekologjik kontaktoi me operatorin Kurum International duke i sugjeruar nje bashkpunim konstruktiv per uljen e ndotjes industriale ne pershtatje me ligjet aktuale, per nje transparence te aktivitetit te tij, per informim te publikut dhe shoqerise civile mbi nivelin e shkarkimeve te gazeve dhe pluhurave ne ajer, ndotjen e ujit dhe tokes etj. Pronari i Kurumit na sugjeroi qe kontaktet t'i mbajme me shefin e mardhenieve me publikun, Z. Gjergj Muçaj, Drejtor i Burimeve Njerzore. Pas kontaktit te pare dhe shume te veshtire me te jemi perpjekur te gjejme gjuhen e mirkuptimit per zbatimin e ligjit mjedisor, per transparence dhe informim sa me korrekt dhe sistematik duke marre informacion edhe nga institucione te specializuara si Agjencia Rajonale e Mjedisit, Qendra Kombetare e Licensimit etj Nderkohe, nga muaji maj kemi organizuar disa takime joformale me grupe interesi/biznesi me ARM, QKL, kater shkolla te mesme, me pedagoge dhe nxenes, me studente te Universitetit "A. Xhuvani etj