Vazhdon haptazi shitja e bukes me qese plastike ne furrat e bukes Shkoder

Written by SENIOR-A on .

Monitorim i realizuar nga AIC Shkoder Ndonese vendimi i qeverise per shitjen e bukes vetem ne ambalazh letre ka hyre ne fuqi qe ne shtator te 2012, ai nuk po gjen aspak zbatim ne qytetin e Shkodres. Ligji u duk sikur u zbatua me seriozisht vetem ditet e para dhe, si gjithmone, ashtu si me ligjin per ndalimin e duhanit ne vende publike, vetem pas disa ditesh nisi thyerja e tij, duke tregtuar buken serish ne qese plastike. Per te vertetuar kete situate nga afer, Qendra Aarhus Shkoder ka realizuar nje monitorim te kesaj situate duke shkuar personalisht ne 20 furra buke. Ne kemi shkuar ne lagjet Parruce, Zdralej, Xhabije, Perash, Ura Dervishbeg, Rruga e gjere, Ish Agjensia, Rus, Preke Cali, Piace, te gjitha lagje brenda vijes se verdhe te qytetit te Shkodres, monitorimi i te cilave mund te realizohet brenda nje dite pune nga ana e Autoritetit Kombetar te Ushqimit ne Shkoder. Rezultatet e ketij monitorimi tregojne statistika teper zhgenjyese... Nder 20 furra buke te monitoruara, vetem 1 furre buke na e ka shitur buken ne ambalazh letre. Te tjerat, pa perjashtim, na e dhane buken ne qese plastike, biles duke i bere publicitet bukes se ngrohte qe krijonte avuj brenda qeses. Gjithashtu, vetem 5 prej tyre dispononin qese letre ne rast se konsumatori ia kerkonte ate ose ne rast kontrollesh nga ana e AKU-se Shkoder. Fotografite e te gjitha furrave te bukes ku kemi vajtur do ti gjeni ne faqen e facebook-ut "Mjedisi, te kontribuojme sebashku per Shkodren". Shitesit e bukes, kur i pyetem ne menyre formale, na thane se jane vete konsumatoret qe e kerkojne buken ne qese plastike sepse ne ambalazh letre ajo thahet me shpejt por, nga ana tjeter, asnjeri nga shitesit e bukes nuk n'a pyeti se ne cilin ambalazh e donim buken por na e ofruan te mbeshtjellur mire ne qese plastike. Pas ketyre rezultateve, ne kemi takuar inspektorin e Autoritetit Kombetar te Ushqimit te Shkoder i cili eshte pergjegjes per te monitoruar zbatimin e ligjit mbi shitjen e bukes. Ai u shpreh se gjate kontrolleve, ai nuk arrinte te verifikonte shkeljen e ligjit sepse furrat i mbajne edhe ambalazhet e letres. Ky konfirmim duket shume kontradiktor sepse sic e permendem me lart ¾ e furrave nuk kishin aspak

qese letre ne dyqane dhe 95% e tyre e kishin buken te pergatitur, te futur ne qese plastike, te ekspozuar ne vitrina, gati per shitje. Gjithashtu, ai u mundua te justifikonte rezultatet qe ne i parashtruam me faktin qe jane konsumatoret ata qe e kerkojne nje ambalazh te tille. "Duhet punuar mbi ndergjegjesimin e njerezve ne lidhje me rreziqet kancerogjene te perdorimit te qeseve plastike. Ne kemi ndermarre fushata ndergjegjesuese per te informuar publikun ne kete sens por me sa duket nuk funksionon" prononcohet ai. Megjithate, ne si AIC Shkoder, ne asnjeren nga furrat e bukes nuk e pame nje njoftim apo nje broshure informative per sensibilizimin e popullates ne kete drejtim, as ne mediat e ndryshme nuk e kemi degjuar nje iniciative te tille. Pershtypjet tona pas takimit me AKU Shkoder kishin lidhje me nje mungese totale te kontrollit nga ana e ketij autoriteti. Mjafton te mendosh qe vetem 50 metra larg ketij autoriteti ndodhen 3 furra buke te cilat tregtojne buken ne qese plastike. Duket sikur ky autoritet nuk po mbyll vetem njerin sy perpara pergjegjesise se tij.... Ne kemi pyetur, gjithashtu, edhe vete shitesit e bukes, ne menyre informale per arsyet qe i shtyjne te mos zbatojne ligjin. Arsyeja kryesore eshte kostoja me e larte e ambalazhit te letres ne krahasim me qesen plastike, fakti qe askush nuk po monitoron nese zbatohet apo jo ky ligj dhe sepse "keshtu bejne te gjitha furrat e bukes" thote njera nga shiteset. Ajo cfare duket haptazi eshte injorimi total qe i behet cdo dite ketij ligji duke mos vendosur asnje ndeshkim per shkelesit e ligjit nga ana e autoritetit pergjegjes. Atehere, sigurisht, ligji nuk ka perse te respektohet nga bizneset sidomos kur behet fjale per nje kosto me te larte per to edhe pse sanksionet per moszbatimin e tij variojne nga 5 milione deri ne 50 milione leke gjobe deri ne heqjen e licenses se furres se bukes ne rast perseritjeje te shitjes me qese plastike. Te mos flasim me pas per kerkesen tjeter qe u ben AKU-ja furrave te bukes per vendosjen e etiketave ku te paraqiten te gjitha te dhenat e bukes, si pesha ashtu dhe te dhenat e tjera ne permbajtje. Gjate monitorimit te kesaj situate, AIC Shkoder ka konstatuar 3 probleme kryesore: 1. Mungese informimi nga ana e qytetareve per rreziqet qe paraqet qesja plastike per shendetin e tyre dhe per ndikimet qe ajo ka ne mjedis, 2. Mungese totale e kontrolleve nga ana e AKU-se Shkoder, 3. Mungesa e vullnetit te mire te shitesve te bukes apo te biznesit per te ofruar vullnetarisht buken ne ambalazh letre. Te gjithe aktoret ketu te perfshire duhet te dine demet qe sjell qesja plastike si ne shendetin e njeriut ashtu dhe ne mjedis. Fatmira Bicaku, specialiste prane Shoqates se Konsumatorit Shqiptar shprehet ne nje interviste se ambalazhimi i bukes me qese plastike mbingarkon me lageshti buken, ndryshon peshen, cilesine dhe aromen e bukes. Gjithashtu duhet thene se qeset plastike jane nenprodukt i naftes dhe clirojne gazra qe jane shume te demshem per shendetin e njeriut. Gjithashtu, specialistet e ushqimit, pervec te tjerave tregonje se buka e cila pritet ne feta dhe me pas ambalazhohet direkt ne qese plastike, kontaminohet nga bakterie te ndryshme dhe humbet vleren e saj ushqimore. Pervec kesaj, duhet te mendojme ku shkojne gjithe ato qese plastike?! Te gjitha ne mjedis, duke u shnderruar ne mbetje urbane te cilat kane nje efekt shume negativ ne mjedis dhe kerkojne nje kohe jashtezakonisht te gjate nder breza e breza per t'u degraduar. Pamja e meposhtme flet vete duke marre ne konsiderate qe ajo eshte rezultat i blerjes ne vetem 10 furra buke.