ANTEA shperfill shtetin Shqiptar!

Written by SENIOR-A on .

antea

103 persona u mblodhen sot ne restaurant "Gjokeja" ne km. e 4 te autostratdes Fushe – Kruje nen thirrjen "Ne kerkojme ajer te paster – Antea duhet te reagoje!" me qellimin per te diskutuar mbi nje mjedis me te paster ne Komunen e Burizanes ne te ardhmen.

Me kerkese te komunitetit (nxitje e shoqates lokale "Shoqata per mbrojtje te jetes dhe ekosistemit perreth fabrikes se cimentos Titan – Burizan") Instituti i Shendetit Publik (IShP) ka realizuar pergjate muajit gusht te ketij viti matjet e cilesise se ajrit ne nje stacion ne Komunen Burizane. Rezultatet e monitorimit tregojne se vlerat mesatare te permbajtjes se pluhurit total (LNP) e atij te respirueshem ne ajer jane 1.5 – 2 here mbi vlerat kufi te vendeve te BE dhe te vete Shqiperise. Sipas raportit te leshuar nga IShP http://eden-al.org/media/Rezultatet%20e%20monitorimit%20nga%20ISHP.pdf fabrika e cimentos eshte shkaktari kryesor i ndotjes ne kete komune si operatori i vetem me permasa dhe aktivitet te larte.

Shume pak kohe nga fillimi i punes se fabrikes, komuniteti i zones eshte ankuar vazhdimisht per ndotje dhe ulje te rendimentit te prodhimit http://eden-al.org/media/Letter%20to%20EBRD(1).pdf . Aneta dhe BERZH (mbeshtetesi finaciar i fabrikes) i kane injoruar keto ankesa dhe i jane drejtuar shoqerise civile per te folur me fakte pa konsideruar ankesat e pa baza te banoreve interesaxhinj te zones http://eden-al.org/media/leter%20pergjigje%20nga%20BERZH.pdf .

Ne takimin e dites se sotme ishin te pranishen thuajse gjithe admininstrata e pushtetit vendor, ekspertet e IShP qe kane kryer matjet, Kryeinspektoret e ARM se Durresit, shoqata mjedisore nga rrethe te ndryshme te vendit, komuniteti i prekur dhe fatkeqesisht asnje perfaqesues nga fabrika e cimentos edhe pse kane marre ftesen 10 dite perpara aktivitetit http://eden-al.org/media/Invitation%20letter.pdf. Mungesa e tyre solli zhgenjim dhe pakenaqesi ne aktoret e mbledhur megjithate takimi vazhdoi dhe ne te u percaktuan hapat e metejshme te reagimit qytetar.

Kryetari i komunes, Z. Hamdi Pasha, ne fjalimin e tij ndau me te pranishmit fjalet qe Drejtori i pergjithshem, Z. Adamantios Frantzis, kishte shprehur ne takimin qe keta te dy kishin pasur 5 dite me pare ne ambjentet e komunes Burizane: "Ne nuk i njohim matjet e realizuara nga IShP dhe nuk i konsiderojme ato te vlefshme. Fabrika jone po ushqen komunitetin tuaj. "

Nga ana tjeter banoret ulerasin qe kjo fabrike po e vdes komunitetin me ndotjen e krijuar, IShp eshte e vendosur ne rikryerjen e matjeve brenda tre muajve, ARM njeh matjet e kryera nga IShp dhe pret njoftimin zyrtar per kryerjen e inspektimit ne fabrike dhe shoqatat mjedisore jane te vendosura te mbeshtesin komunitetin dhe te nxisin fabriken te respektoje pergjegjshmerite e mara persiper ne VNM.

Duket qe, si ralle me pare, komuniteti, shteti dhe shoqeria civile jane ne te njejtin krah duke luftuar ndaj ndotesit me te madh te zones TITAN Antea Sh. A. Parashikojme nje beteje te forte me shpresen qe se bashku do fitojme luften.

Kjo tryeze u organizua nga rrjeti vigjilues "Nje sy per mjedisin", me udheheqje te organizates lokale pjese e rrjetit "Shoqata per mbrojtje te jetes dhe ekosistemit perreth fabrikes se cimentos Titan – Burizan", ne kuader te programit SENIOR – A mbeshtetur financiarisht nga Qeveria Suedeze dhe i menaxhuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC).

Per me shume ide rreth takimit mund te vizitoni https://www.facebook.com/media/set/?set=a.10151794841872561.1073741852.319334287560&type=3&uploaded=55