Rezultatet e monitorimit ne fabriken e perpunimit te lekurave "VIGA SH.P.K"

Written by SENIOR-A on .

berat

Berat, me 01.11.2013

Shoqata "Mbrojtja e Mjedisit Natyror"Berat si pjese e projektit "Se bashku nje sy per mjedisin" ne kuader te programit SENIOR-A e financuar nga qeveria Suedeze dhe qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqiperi, ka vigjiluar mjedisin perreth fabrikes se perpunimit te lekurave "VIGA SH.P.K" nepermjet monitorimeve te drejtperdrejta ne fabrike si dhe duke perdorur praktika te shumta me institucionet lokale dhe komunitetin.

Pas marrjes se rezultateve nga Instituti i Shendetit Publik Berat per analizat fiziko-kimike te krahasuara me vete monitorimet e fabrikes konstatojne qe ka ndotje.

Per t'u shqetesuar me shume eshte perdorimi i CrVI ka efekte kancerogjene.

TSS e larte tregon qe ka mbetje pezull te ngurta gjate shkarkimeve te ujerave industriale.

Keto ujra derdhen direkt ne lumin Osum pa trajtimin e duhur te cilet shkaktojne shkaterrim total te ekosistemit, flores e faunes se rrjedhes se lumenjve.

Nga vete biznesi pohohet qe trajtimi i ujit shkon deri ne trajtim sekondar, por eshte vene re si nga Drejtoria e Shendetit Publik Berat dhe Bashkia Berat se keta dekantues perdoren rregullisht.

E njejta gje ndodh me ndotjen ne ajer, ku ka me se shumti se sa nje vit e gjysme qe mungojne analizat e ajrit te bera nga Instituti i Shendetit Publik (ISHP) per te mos permendur mungesen e siperfaqeve te gjelbra pergjate fabrikes.

Ne baze te raportit te VNM-se qe ka biznesi si dhe ne mbeshtetje te ligjit nr.8943,date 01.09.2002 "Per mbrojtjen e mjedisit"subjekti duhet te respektoj:

• Normat e shkarkimeve ne ajer, uje dhe toke.

• Te behet monitorimi periodik dhe te dergohen ne ARM-ne e Beratit.

Pas ketyre rezultateve lind pyetja:-Po kopetencat e ARM-se se Beratit a jane zbatuar me perpikmeri ndaj fabrikes se perpunimit te lekurave?

-Pse duhet te lejohet kjo ndotje dhe pse mos te zbatohet sakte legjislacioni mjedisor?

Te jetojme paster , do te thote te jetojme gjate.

Ndaj shoqata jone ne ndihme te komunitetit te zones se Uznoves dhe gjithe qytetit te Beratit do te vazhdoje vigjilencen mbi fabriken e perpunimit te lekurave "VIGA SH.P.K" duke trokitur ne te gjitha instancat qeveritare.

Ing

Elda Kuçani

Eksperte e shoqates "Mbrojtja e Mjedisit Natyror" Berat