Aksesi per informacion ne lidhje me lejet mjedisore dhe urbanizimin ne qytetin e Vlores

Written by SENIOR-A on .

IMG 0396

Qendra per Kerkim Bashkepunim dhe Zhvillim – CRCD ne kuader te implementimit te projekti « Se bashku, nje sy per mjedisin » ne qytetin e Vlores, diten e premte organizoi tryezen e rrumbullaket me teme “Aksesi per informacion ne lidhje me lejet mjedisore dhe urbanizimin ne qytetin e Vlores”. Ky takim u organizua me mbeshtetjen e rrjetit te Vigjilences dhe Advokacise dhe kishte pjesemarres nga organizatat partnere te rrjetit, Shkodra, Berati, Tirana, perfaqesues te organizatave mjedisore ne Vlore dhe shoqerise civile. Duke qene se CRCD ne kuader te ketij projekti do te vigjilonte mbi lejet e mjedisit te dhena si dhe lejet e ndertimit, gjate ecurise se projektit u perball me veshtiresi per marrjen e te dhenave nga zyrat pergjegjese te ARM ne Vlore dhe Zyra e Urbanistikes ne Bashki. Edhe pse kerkesat jane protokolluar prane institucioneve ato nuk jane marre parasysh nga punonjesit e administrates. Edhe ne rruge informale pergjigjet per keto kerkesa nuk behen te disponueshme dhe kjo tregon haptazi shkeljet e ligjit dhe shperdorimin e detyres. Tema e diskutimit ishte nje problematike dhe sfide edhe per te pranishmit. Aksesi ne institucionet lokale per marrjen e informacionit eshte pothuajse i paperfillshem, duke injoruar jo vetem te drejten e cdo individi per informacion, por edhe kerkesat e shoqerise civile per tu njohur me mire me vendimet konkrete mjedisore, te cilat sjellin pasoja serioze ne mjedis. Te pranishmit ndane eksperiencat e tyre per kete diskutim si dhe propozuan zgjidhjen e problemit ne shkalle hierarkie. Letrat e hapura drejtuar institucioneve qendrore do te shihen me prioritet si mundesi ne ndikimin dhe permiresimin e situates si dhe venien ne levizje per gatishmerine e institucioneve lokale. Ky projekt eshte bere i mundur nga nje grant i REC ne kuader te programit SENiOR-A “Mbeshtetje per Organizatat Mjedisore te Shoqerise Civile ne Shqiperi”. Ky program eshte financuar nga Qeveria Suedeze.