Librazhdi ne aksionin "Le te pastrojme Shqiperine ne nje dite”

Written by SENIOR-A on .

DSCN3395

Dita e sotme ne Librazhd nen moton “Te pastrojme Shqiperine”,gjeti nje grup organizatash mjedisore ne Pastrimin e qytetit te Librazhdit,konkretisht te lugines se Shkumbinit i cili eshte kthyer ne nje vend grumbullimi plehrash dhe inertesh. Grupimi i rrjetit “Ecim”, nen drejtimin e Ambjentalistit Xhemal Mato, rrjet qe bejne pjese 6 shoqata mjedisore, projekt i drejtuar nga shoqata “Egnatia” me kryetar Agim Blloshmin e vetmja e ketij lloji mjedisor ne bashkepunim me gjimnazistet e qytetit ndihmoi ne pastrimine qytetit te Librazhdit dhe konkretisht te lugines se Shkumbinit. Nismes se ketij aksioni i’u bashkuan disa komuna ne rreth dhe shkollat 9-vjecare te Librazhdit,Perrenjasit dhe te disa institucioneve. Sipas organizatoreve te shoqates se vetme mjedisore –ky eveniment nuk do te mbetet vetem sot,por do te vazhdoje dhe ne ditet ne vazhdim,per nje shqiperi me te paster dhe nje qytet me te paster.Nje ndihmese te madhe ne realizimin e ketij projekti mjedisor, sipas kordinatores Ema Cota- vlen per tu falenderuar donatori Fatmir Toci i cili beri te mundur blerjen e bluzave, orashkave, detergjenteve, qeseve plastike dhe vendosejn e dy furgonave per transportin e mbeturinave.