Organizatat mjedisore, pjese e aksionit kombetar te pastrimit te Shqiperise ne nje dite

Written by SENIOR-A on .

3

Ne 22 Nentor nje grup organizatash mjedisore u bene pjese e aksionit kombetar per t’a pastruar Shqiperine ne nje dite. Organizatat mjedisore si: Grupimi Ekolevizja, REC Albania, Milieukontakt Albania, EPER Center, Qendra EDEN, Instituti i Politikave Mjedisore, etj, ne kete dite te sensibilizimit kombetar per pastrimin e mjedisit nga mbetjet, dhane kontributin e tyre duke pastruar mjediset e Parkut te Liqenit Artificial te Tiranes, si mushkria e vetme e mbetur e Tiranes. Ky aksion pastrimi percon ne menyre indirekte mesazhin e mbajtjes se paster te tokes, ujit dhe ajrit si elemente thelbesore te jetes se gjallesave. Eshte shume e rendesishme qe proçesi i informim-ndergjegjesimit mbi rreziqet shendetesore qe na kanosen nga ndotja e mjedisit, te nderthurret me veprimtari konkrete, pasi per te ndryshuar qendrim eshte shume e rendesishme perfshirja. Ndaj kjo nisme ishte mjaft e rendesishme pasi i perfshiu qytetaret ne aksione konkrete. Le te kujtojme nje shprehje te te famshmit Benjamin Franklin i cili thoshte “Me thuaj diçka dhe une do ta harroj, me meso diçka dhe une do te kujtohem, me perfshi dhe une do ta mesoj”. Ne kete prizem kjo nisme e perkrahur nga me shume se 100 shtete, nder te cilat ben pjese dhe Shqiperia, ishte mjaft e vlefshme.