Raport mbi aktivitetin e organizuar me rastin e dites boterore te te drejtave te femijeve

Written by SENIOR-A on .

shkoder

Ne kuader te dites nderkombetare te Konventes se te drejtave te femijeve “20 Nentor”, Qendra e Informacionit Aarhus Shkoder ne bashkepunim me shoqatat World Vision Albania and Kosovo, Shoqata Internacionale per Solidaritetin, SOS Fshatrat e Femijeve, Shoqata Dora e Pajtimit dhe ne bashkepunim me pushtetin lokal si Bashkia Shkoder me Njesine e Mbrojtjes se Femijeve dhe Qarku Shkoder me Njesine e te Drejtave te Femijeve organizuan disa aktivitete per te promovuar dhe lobuar kundrejt respektimit te ketyre te drejtave. Organizatoret e aktivitetit: Puna paraprake ne zyren e AIC Shkoder Aktivitetet e realizuara ishin tryeza e rrumbullaket me perfshirjen e OJF-ve, Bashkise Shkoder, Qarkut Shkoder, Drejtorise se Shendetit Publik, Policise se Shkodres, psikologeve, drejtoreve dhe mesuesve te shkollave, shoqerise civile dhe te vete femijeve, ekspozita me piktura e realizuar nga femijet e shtresave vulnerabel te shoqerise shkodrane dhe emisioni televiziv me pjesemarrjen e femijeve dhe te perfaqesuesve te OJF-ve organizatore. Ne tryezen e rrumbullaket ishin te pranishem rreth 40 pjesemarres. Ne kete aktivitet ishte prezent edhe Z. Maxhid Cungu, kryetari i Qarkut te Shkodres i cili na kujtoi rendesine e kesaj dite ashtu si dhe mbeshtetjen qe ofon Qarku Shkoder ne kete drejtim. Tryeza u moderua nga nje femije dhe si pjese e diskutimeve te tavolines ishin edhe vete femijet qe perfaqesonin te gjithe ato qe nuk u respektohen te drejtat e tyre themelore. Pas prezantimit te te gjithe aktoreve te perfshire ne permiresimin e zbatimit te te drejtave te femijeve, ku AIC Shkoder prezantoi punen ne lidhje me respektimin e te drejtave mjedisore, u prezantua, nder te tjera, edhe nje rast konkret i realitetit ne te cilin ndodhen femijet e lagjes Skenderbeg (brenda vijes se verdhe te qytetit te Shkodres). Keta femije jetojne dhe luajne ngjitur me shinat e trenit te qytetit te Shkodres duke vene ne rrezik te vazhdueshem jeten e tyre, ngjitur me mbetjet urbane dhe inerte ekzistuese dhe te shtuara nga keta banore per shkak te mungeses se sherbimit te pastrimit publik, larg cdo aktiviteti apo aksesi ne jeten socio-ekonomike te qytetit te Shkodres dhe sigurisht ne nje varferi te theksuar. Per kete rast, Qendra e Informacionit Aarhus Shkoder mori persiper te raportoje kete situate te papranueshme tek Drejtoria e Sherbimeve Publike ne Bashkine Shkoder dhe tek cdo institucion i cili mund te mbeshtese projekte per permiresimin e mjedisit dhe te jetes se femijeve ne kete zone e cila shtrihet me kilometra te tera dhe ku jetojne nje numer i konsiderueshem banoresh te ardhur nga zonat malore apo periferike. Qellimi i kesaj tryeze nuk ishte vetem paraqitja e problematikave dhe te drejtave qe u mohohen femijeve por edhe marrja e disa masave permiresuese si nga ana e autoriteteve publike pergjegjese ashtu dhe nga ana e perfaqesuesve te shoqerise civile aty te pranishem. Kjo nisem sherbeu si nje thirrje ndaj prinderve, popullit, institucioneve publike pergjegjese per zbatimin e te drejtave te femijeve, organizatave jo fitimprurese etj qe te kene me shume ne vemendje dhe te punojne sa me fort ne respektimin dhe zbatimin e te drejtave te femijeve ashtu si nje moment reflektimi ku secili nga ne mund te marre persiper dhe te kontribuoje ne zgjidhjen e problemeve aktuale te pasqyruara nga vete femijet. Ky projekt eshte bere i mundur nga nje grant i REC ne kuader te programit SENiOR-A “Mbeshtetje per Organizatat Mjedisore te Shoqerise Civile ne Shqiperi”. Ky program eshte financuar nga Qeveria Suedeze.