Monitorimet ne fabriken e lekures – Berat

Written by SENIOR-A on .

Industria e perpunimit te lekurave, eshte nje sector I rendesishem I industries me factor risku te larte, ne mjedis. Kjo industri ne vendin tone perfaqesohet nga 17 subjekte private te shperndara kryesisht ne Ultesiren Perendimore,Tirana(3,Berxulle,Vaqarr*), Vlora(2), Kavaje, Durres, Korce , Gjirokaster etj. Shume nga subjektet e mesiperme nuk kane asnje sistem per trajtimin e derdhjeve te lengshme, duke u shkarkuar direkt ne sistemet ujore prane te cilave keto jane ndertuar. Ato perdorin nje teknologji tradicionale ,ne shumicen e rasteve te trasheguar edhe nga e kaluara .  Berati perfaqesohet nga 2 subjekte te tilla ne kete sektor te industrise: Fabrika ne Vodice dhe “Viga shpk”. Si rezultat I nje numri teper te madh te kimikateve dhe reagenteve te ndryshem rezulton se derdhjet e lengshme qe perftohen nga procesi I perpunimit te lekureve ,kane nje ngarkese ndotese te konsiderueshme te sistemeve ujore,pra te zonave ujore ku ato shkarkohen.Te dhenat vleresojne se per cdo ton lekure te paperpunuar shkarkohen 30-50m³ uje . 3 lloje jane mbetjet qe rezultojne nga ky proceset:  1. Mbetjet e ngurta  2.shkarkimet ne ambientin e jashtem dhe ne mjedisin e brendshem te punes  3. mbetjet e lengshme Mbetjet e ngurta menaxhohen nga vete subjekti duke I mbledhur ne vende te caktuara . Persa I perket proceseve te perpunimit qe aplikohen ato jane: 1. Proceset e parapergatitjes( trajtimi I lekurave me NaCl, larje, shplarje, skarnim, gelqerizim me Ca(OH)₂ , depilim me Na₂S c´gelqerizim me kripera te NH₃; trajtimi me antibakteriale , enzima,tretes dhe sapune, etj)  2.procesi I tanimit ku aplikohet perdorimi I sulfatit bazik te kromit,(permireson dukshem rezistencen mekanike te materialit )nga ku kemi gjenerimin e Cr⁶⁺, perftohet lekura ne stadin wet-blue,ose procesi pikel ,ku perftohet lekura me ngjyre te bardhe ,gjate ketij procesi behet homogjenizimi i lekures ,nepermjet acideve dhe kriperave te ndryshme. Mbetjet e lengshme te industrise se lekureve kane nje ngjyre jo normale, me ere te keqe ,jo te kendshme ,madje irrituese per personat alergjike dhe sistemin e frymemarrjes. Nga monitorimet per shkarkimet e mbetjeve te lengshme del se:  P H(8.8-11), norma (6-9)  NH₄⁺ ( 1.5-30mg/L) , norma (10mg/L)  Fosfatet (0.1-20 mg/L), norma (2mg/L)  Kloruret(97.72-30205mg/L), norma (1000mg/L)  COD ( 88-2560mg7L O₂), norma (250mg/L)  Sulfatet (53.49- 2492mg/L), norma (300mg/L)  TSS (41-9955mg/L), norma (50mg/L)  TDS (918-31290mg/L),  H₂S (115.6-935mg/L)  Cr(VI) (0.1-0.5), norma(0.1mg/L)  MPN( 1609- > 1609),E.Coli  MPN(918-1609), St.Fekalis , norma(400/100 ml H₂0) Tentativat midis DRSHP se dhe Biznesit po synojne drejt zhvillimit te teknikave te pershtatshme per kushtet aktuale dhe kostot respektive te tyre , sic jane proceset e dekantimit,koagulimit, duke patur si objektiv primar permiresimin e cilesise se derdhjeve te lengshme ne sistémin e ujerave siperfaqesore,ne lumin Osum. Keto tentativa u diskutuan edhe ne tryezen e rrumbullaket qe u realizuan nen mbeshtetjen e Rrjetit te Vigjilences, ne kuader te programit SENIOR A, mbeshtetur nga REC e Ambasada Suedeze, ku te pranishmit rreth 75 persona, perfaqesues te pushtetit vendor, biznesit, shoqerise civile ne Berat e me gjere, ishin te pranishem per te shqyrtuar gjendjen e per ta permiresuar ate ne dobi te populates e te mjedisit. Pergatiti Genta Shegani- Kimiste, prane DRSHPBerat Mbrojtja e Mjedisit Natyror - Berat